E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetet më të mëdha të 2025

Jemi në kohën e qyteteve gjigante. Metro të pamata po ndërtohen nga të gjitha anët e globit. Pyetja që lind është se sa prej këtyre qyteteve janë gati, nga infrastruktura dhe pikëpamja e mjedisit për të përballuar mbipopullimin.

Numri i banorëve në zonat urbane pritet të kapë shifrën 5 miliardë deri në vitin 2025 në të gjithë botën, një numër ky i dyfishuar krahasuar me vitin 1990. Janë të shumtë njerëzit që pëlqejnë jetën e qytetit.

“Njerëzit kërkojnë të jenë mes shumë njerëzve. Ne marrim energji nga bashkëveprimi” – thotë Nancy Kete, drejtor i qendrës WRI.

Azia dhe Amerika Latine, kanë shumë njerëz në zonat rurale. Ata duke kërkuar për një punë më të mirë pritet të vërshojnë në qytete. Kështu deri në vitin 2025 vende të tilla si Mumbai, Kalkuta, Delhi, Shangai, Meksika, Brazili etj pritet të jenë qytetet më të mëdha deri në vitin 2025.

New Yorku dhe Tokyo janë qytetet madhështore që pritet të ngelen të tillë të paktën për 17 vitet e ardhshme.

Instituti Botëror i Pasurive parashikon që në të gjithë botën të jenë 33 qytete gjigante me të paktën 8 milionë banorë deri në vitin 2025. Në vitin 1990 ishin 21 qytete të tilla, për të mos përmendur 2 që ishin në vitin 1950 (Londra dhe New Yorku). Vetëm 6 nga 33 qytetet e mëdha pritet të jenë në vendet në zhvillim.

Problemi qëndron në parapërgatitjen. Shumë nga qytetet e mëdha të sotme dhe të nesërme nuk kanë asnjë plan për përmirësimin e transportit, strehimin apo uljen e ndotjes.

Mosplanifikimi çon në humbje të produktivitetit ekonomik, pasi mbipopullimi bën që transporti të jetë edhe më i vështirë. Kështu për të shkuar në punë do të duhen më shumë orë nëse rritet popullsia.

“Asnjë prej qyteteve, përveç New Yorkut nuk kanë asnjë vizion për shekullin e 21-të”- thotë Kate. “Ata mbyten me punët e përditshme”.

Në vend që të investojë për përmirësimin e infrastrukturës të metropolit të Meksikos, qeveria meksikane po bën të pamundurën që të shpërndajë bizneset në vende të tjera. Kjo bën që të popullohen edhe vende të tjera larg qytetit.

Tokyo, Japoni

Popullsia aktuale: 35.2 milionë

Popullsia e planifikuar për 2025: 36.4 milionë

Rritja vjetore deri në 2025: 0.11%

Qyteti më i madh në botë për momentin, Tokyo është një nga qendrat financiare më të mëdha në botë. Sistemi i transportit me tren është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe më eficenti. Kapaciteti i furnizimit me ujë dhe energji është në formë të mirë dhe i gatshëm të përballojë rritje të popullsisë- shprehen ekspertët. Shqetësimi më i madh janë plehrat, të cilat janë dyfishuar në 20 vitet e fundit. Gjetja e hapësirave për përpunimin e plehrave është një nga sfidat e ardhshme.

Mumbai, India

Popullsia aktuale: 18.2 milion

Popullsia e 2025: 26.4 milion

Rritja vjetore deri në 2025: 1.83%

Ish Bombe përfshin 7 ishuj të cilët rrethohen nga uji I 4 liqeneve. Në Mumbai grumbullohet 40% e të ardhurave nga taksat të të gjithë Indisë. Sistemi I transportit është me autobus, por ekzistojnë edhe 3 linja treni që e bëjnë më të lehtë qarkullimin. Por ekspertët thonë se nuk është e mjaftueshme për të përballuar një popullsi prej 26 milionë banorësh në vitin 2025.

Mexico City, Mexico

Popullsia e 2015: 21.6 milionë

Popullsia në 2005: 19.4 milionë

Kryeqyteti I Meksikës shtrihet në zonën Tenochtitlan, kryqytet I perandorisë Aztec, e cila ra në dorën e pushtuesit Hernan Cortes në vitin 1521. Në vitin 1985 në këtë qytet ndodhi fatkeqsia më e madhe e kohërave pas një tërmeti.

Sao Paulo, Brazil

Popullsia aktuale: 18.3 milionë

Popullsia e 2025: 21.4 milionë

Rritja vjetore deri në 2025: 0.71%

Problemi më i madh në këtë qytet janë ujërat e zeza, për të cilat qeveria po bën një investim shumë të madh. Sao Paolo ka një system shumë të modernizuar metroje, që lehtëson shumë transportin e 6 milionë makina që qarkullojnë atje. Por nuk janë të pakta dhe problemet me trafikun në këtë qytet të madh.

New York, SHBA

Popullsia e vitit 2015: 19.9 milionë

Popullsia në vitin 2005: 18.7 milionë

New Yorku ka qenë metropolis i parë në botë, me 10 milionë banorë që në vitin 1950. Ai është themeluar gjatë viteve 1620 kur një koloni holandeze, e cila kaloi më pas nën kontrollin Anglez u vendos atje.

Çelësi i zhvllimit të këtij qyteti është kanali Erie, i ndërtuar në vitin 1825, dhe që nxiti tregtinë midis Amerikës dhe lumit Hudson. Neë Yorku ngelet kryeqyteti I financës dhe mediave. Porti I tij është një nga më të frekuentuarit në botë.

Delhi, India

Popullsia aktuale: 15 milionë

Popullsia e 2025: 22.5 milionë

Rritja vjetore; 1.92%

Delhi mbahet për shërbimin e transportit perfekt. Qeveria ka vënë në dispozicion autobuzë me korrent të cilët reduktojnë në maksimum nivelin e ndotjes në vend.

Planet janë për të zgjeruar edhe më shumë sistemin e transportit.

Shanghai, China

Popullsia e 2015: 17.2 milionë

Population në 2005: 14.5 milionë

Shangai është quajtur shpesh si “Parisi I Lindjes”. Afërsia e tij me lumin Yangtze ka bërë që të zhvillohet shpejt dhe të kthehet në një metropol. Është një qendër industriale dhe financiare.

Kalkuta, India

Popullsia e 2015: 17 milëionë

Popullsia në 2005: 14.3 milëionë

Kalkuta është themeluar në vitin 1690 nga një kompani Anglo –Indiane. Ky vend ka shërbyer si port për transportimin e Opiumit nga Anglia në Kinë. Nën sundimin anglez, Kalkuta u bë kryeqytet I Indisë dhe nëj nga qytetet më të mëdha. Ata nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar ekonominë.

Dhaka, Bangladesh

Popullsia e 2015: 15.2 milionë

Popullsia në 2005: 12.4 milionë

Sëbashku me 5 metropole të tjera të listës, Dhaka ka qenë pjesë e Perandorisë Angleze. (Të tjerat janë Mumbai, Neë Yorku, Shanghai, Delhi dhe Kalkuta).  Më parë, Dhaka i përkiste Perandorisë Mughal; sot është kryeqytet i Bangladeshit, një qytet myslyman që ishte pjesë e Pakistanit.

Jakarta, Indonesia

Popullsia e 2015: 16.8 milionë

Popullsia në 2005: 13.2 milionë

Jakarta është kryeqytet i Indonezisë. Është një qytet afër detit me port të madh dhe për shumë kohë është drejtuar nga mbretërit Hindu, sulltanët myslymanë, imperialistët holandeze dhe gjeneralët japonezë, që e pushtuan atë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›