4 vite burg shqiptarit që torturoi gruan
Rrahja e gruas në mënyrë sistematike i ka kushtuar katër vite burg një emigranti shqiptar, përfshi dëbimin nga Anglia në fund të dënimit. Si të mos të mjaftonin vetëm të rrahurat, Erjon Kashari e mbante të mbyllur në shtëpi të shoqen. Një veprim i tillë është cilësuar nga Gjykata e Krimeve në qytetin e Northampton, si burgim i rremë. Gjykatës i është treguar se në një rast, ai e ka rrahur ish-bashkëshorten për tetë orë me radhë. Kashari, 27 vjeç, pranoi akuzat për plagosje me dashje dhe burgim të rremë. Gruaja, emri dhe nacionaliteti i së cilës nuk bëhet publik, me vendim gjykate, për t‘i shpëtuar dhunës së vazhdueshme divorcohet nga Kashari.
"Pas divorcit, në muajin dhjetor 2007, ai takon ish-bashkëshorten në qytetin Northampton. Pasi ka ecur me të në qendër të qytetit, ai i ka bërë presion dhe e ka kërcënuar me thikë nëse ajo nuk i tregonte shtëpinë ku banonte. I gjithë ky incident ka zgjatur tetë orë", ka thënë prokurori Matthew Lowe në Gjykatën Northampton Crown Court. Incidenti është cilësuar nga prokurori si i gjatë, me goditje të vazhdueshme me grushte, gjuajtje me shkelma dhe vendosje thike në fytin e saj. Viktima mundi të largohej nga shtëpia ku e keqtrajtonte ish-bashkëshorti, e frikësuar, tejet e stresuar, me plagë në krah, fytyrë, këmbë, kurriz dhe kokë. Kashari u arrestua në shtëpinë e tij disa ditë më pas. Ai pohoi në polici se kishte qenë në Northampton, por mohoi të kishte rrahur ish-gruan. "Ai nuk dha asnjë shpjegim për plagët në trupin e viktimës", shtoi prokurori gjatë seancës gjyqësore. Christopher Tickle, gjykatësi i çështjes, duke lexuar masën e dënimit tha: "Ky krim është kryer në rrethana më të tmerrshme. Ishte një sulm i egër, një episod jashtëzakonisht i keq, për të cilin ju duhet të ndiheni i turpëruar deri në fund. Tani zoti Kashari ju keni humbur gruan tuaj, përfshi një fëmijë. Këto janë pasojat e dhunës suaj, që ndërmorët atë natë. Për sa më sipër, nuk meritoni të jetoni në këtë vend, ku të drejtat e grave respektohen në maksimum, gjë e cila nuk është marrë në konsideratë nga ana juaj. Kështu në fund të dënimit urdhëroj dëbimin për në Shqipëri".
Ky është rasti më i fundit kur një emigrant shqiptar në Britaninë e Madhe përdor dhunë ndaj bashkëshortes. Rasti më ekstrem u shënua vitin e shkuar, kur Sadik Duba, për motive xhelozie, goditi disa herë me thikë në gjoks për vdekje bashkëshorten Alida Duba, e duke lënë jetimë katër fëmijët e tyre. Duba do të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda Old Bailey në Londër, më 1 shtator 2008. Duke qenë se ky është një problem në nivele të larta dhe akut në komunitetin shqiptar në Angli, organizata "Shpresa Programme", në Londër, ofron këshillime për gratë shqiptare që keqtrajtohen nga burrat.
Vitin e shkuar, krimi goditi sërish te familjet shqiptare në Angli. Emigranti Vullnet Kastrati, 33 vjeç, nga Shkodra, u gjet i varur në shtëpinë e tij pas një sërë problemesh familjare. Në disa raste është dashur ndërhyrja e policisë dhe më pas këshillimi i burrave shqiptarë nga uniformat blu që kjo dhunë të ndalojë. Shumë gra shqiptare në Angli po u drejtohen gjykatave, duke hapur procese divorci pafund ndaj bashkëshortëve.