Islami: Do të anulojmë privatizimin e kompanive "Armo" dhe "Albpetrol"
Deputeti i Mallakastrës, Kastriot Islami, i cili ka qenë dje në Fier, ka deklaruar se socialistët mund të anulojnë një privatizim të mundshëm të kompanive "Armo" dhe "Albpetrol". Islami e bëri këtë deklaratë pasi akuzoi qeverinë dhe krerët e kompanive shtetërore të naftës për një ristrukturim të orientuar politikisht të sektorit të naftës.
Sipas Islamit, pas reformës që lë pa punë 1760 naftëtarë në Fier dhe Mallakastër, qëndron ish-ministri i Mbrojtjes, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. "Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, shkaktari i tragjedisë së Gërdecit, me emërimet e drejtorëve në sektorin e naftës po shkakton një Gërdec të dytë", tha Islami. Islami, i cili mbajti një konferencë për shtyp së bashku me deputetin e Fierit, Albert Çaçi dhe kreun e PS-së lokale, Arjon Muçaj, tha: "Me urdhër të Kryeministrit Berisha dhe orientim të ministrit Genc Ruli është programuar pa u motivuar largimi i 1760 punonjësve nga kompanitë e naftës ‘Albpetrol‘ e ‘Armo‘. Po largohen nga puna teknikë e specialistë që kanë mbi 20 vjet pune, ndërkohë që po mbahen militantë partie që nuk kanë as arsimin tetëvjeçar", tha Islami. Islami ka akuzuar Tonin Hysin, drejtorin e KPTHN-së, i cili jeton familjarisht në Amerikë dhe drejtorin e TEC-it Ballsh, Kamber Canaj, i cili jeton gjithashtu jashtë vendit. "Këta dy drejtorë, pasi hartuan listën me emrat e specialistëve e teknikëve me më shumë përvojë, duke i nxjerrë në reformë dhe duke mbajtur në punë militantë të PD-së, pa arsimin përkatës, varën në gozhdë listat dhe u larguan pranë familjarëve të tyre në emigracion", tha Islami, duke shtuar se "ata drejtojnë kompanitë e tyre si Sefgjini tatim-taksat".
Deputeti i Mallakastrës, në emër të PS-së dhe të punonjësve që preken nga reforma, lexoi një deklaratë me kërkesa dhe kushte për qeverinë dhe kompanitë shtetërore të naftës. Në këtë deklaratë kërkohet: Të tërhiqen urdhrat dhe të hartohen kritere profesionale në bashkëpunim me punonjësit; të sigurohet një reformë transparente dhe jo një spastrim i fshehtë dhe të mos provokohen specialistët dhe familjet e tyre të acaruar nga humbja e padrejtë e vendit të punës dhe lënia në mëshirë të fatit.
Sipas deklaratës: "Këto veprime cenojnë procesin e privatizimit të ‘Armo‘ e ‘Albpetrol‘-it dhe në rast se kompani fantazma të huaja do të bashkëndajnë përmes privatizimit korruptiv kompaninë ‘Armo‘ me drejtuesit e tyre aktualë dhe militantët e tyre, privatizimi do të anulohet menjëherë pas fitimit të zgjedhjeve nga PS në vitin 2009".