E Diel, 1 Nëntor 2026

4 vjet Gërdeci, familjarët: I vrau edhe drejtësia

TIRANË- Homazhe ne nderim te viktimave  ne 4 vjetorin e tragjedise se Gërdecit, kur nga shpërthimi i fabrikes se demontimit te armeve humbën jetën 26 persona, u gjymtuan rreth 300 te tjere dhe u shkaterruan qindra banesa.

Diten e sotme, ne kujtim te viktimave, familjarët e viktimave të Gërdecit, persona që mbeten të plagosur në këtë tragjedi, ish-punonjës e perfaqesues te opozites kane bere homazhe në kraterin, ku ndodhi shpërthimi, ketu e kater vite me pare.

Familjaret akuzojne drejtesine per denimet e dhena, duke deklaruar se me vendimin e Gjykates, te afermit e tyre u vrane per here te dyte.

Vetem pak dite me pare Gjykata e Tiranes dha denimet per te pandehurit e tragjedise, duke rrezuar akuzen per vrasje e duke dhene denime per shkaterrim prone.  Familjaret reaguan ashper, duke perseritur kerkesen per drejtesi per ata qe vrane familjaret e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›