E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet në kufi, replika Topalli-Ruçi në Kuvend

TIRANË- Replika të ashpra në Kuvendin e Shqipërisë mes kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci.

Topalli duke akuzuar PS-së për lot krokodili për cështjen e pronës i ka kujtuar opozitës se të flasë PS për cështjen e pronës është njësoj si të flasë Ruci për ish të përndjekurit politikë.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Ruci, duke theksuar se ai është bërë MB në 23 shkurt 91, dy muaj pas pluralizmit dhe ka qenë ministër i trancizionit, jo diktaturës.

E sipas tij, nëse nuk pranohet kjo, atëherë nuk pranohet as që pluralizmi ka ardhur në atë kohë.

A ishit ju ministër i Brendshëm i diktaturës, apo nuk ishit. Është e vërtetë që shqiptarët ju përmbysën me Sali Berishën në krye, por a ishit ju kur 4 fëmijë të gjimnazit i vratë në kufi dhe i morët trupat e tyre dhe i sollët në rrugët e qytetit tim, këto ishin ato që bëtë ju, nuk e kam vetëm me ty e kam me grupin, ishte koha kur Berisha ju rrëzoi. Jeni krenarë se sollët trupat e fëmijëve të vdekur, krenar si thotë Bushati për babën e tij, se i hoqët pronat, se i futët në burg, kërkoni të falur, këtë bëni- tha Topalli.

Ruci ka kërkuar nga Topalli të mos spekulojë me fatkeqësinë e të vrarëve. Zonjë mos luaj as me fatkeqësinë e 4 fëmijëve që nuk kanë lidhje me personin tim, kanë aq lidhje sa mund të kenë me Berishën në atë kohë. Para se të flisni, mos spekuloni me të vrarët dhe nëse flisni për diktaturën, hajde të ulemi si parlament, është bërë rezolutë dhe është kërkuar ndjesë me aktin e lirimin e të burgosurve dhe me ndjesë publike, historia e kuvendit për atë ndjesë ka filluar në 91 kur ka miratuar atë dokument në arshivë, lexoje dhe botojeni- tha ai.

Ruci është deklaruar krenar për punën e tij në atë detyrë, duke kujtuar se Berisha në 91 nuk pranoi ta botonte në gazetën e parë RD kërkesën e disa intelektualëve për të liruar të përndjekurit politikë nga burgu, kurse ai pas 10 ditësh në detyrë ka hedhur 1500 firma, pas të cilave u liruan njëherë e përgjithmonë të gjithë të ndaluarit politikë.

Për këtë jam krenar, jam krenar se kur u ndërrua sistemi nuk u thye një xham nuk u vra një njeri, kurse për të hequr një njeri në 97 e dini vetë sa u vranë dhe e treta për herë të parë janë bërë zgjedhje dhe numëruar vota kokërr më kokërr pa manipulim, duke humbur edhe Ramiz Alia në qendër të Tiranës. Merrni shembull si zhvillohen zgjedhje, ju që vetëm manipuloni- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›