E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, banorët e Orikumit sërish në protestë

Protesta e sotme ne Orikum. Foto: Ervin Haruni

Dhjetëra banorë të Orikumit kanë protestuar sot në orët e para të ditës përpara godinës së bashkisë. Banorët, ish-punonjës të ndërmarrjes bujqësore, kanë kërkuar nga kryetari i ri i kësaj bashkie njohjen e pronave të tyre të cilët i kanë përfituar nga ligji 7501.

Në një takim me kryetarin e bashkisë Gëzim Capo,  banorët kanë shprehur shqetësimin duke thënë se nuk do të lejojmë asnjë ndërtesë që të ndërtohet në këtë tokë të cilën sipas tyre ua ka dhënë kjo qeveri. Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë Capo ka  përkrahur ish-punonjësit e NB  ndërsa u ka sugjeruar atyre tu drejtohen gjykatës. Sipas Capos, ndërtuesit dhe pronarët e ligjshëm të tokës kanë një leje ndërtimi të rregullt me të gjitha kushtet për ndërtim.

Gjithashtu Capo problemi kjo vetëm me një vendim të qeverisë mund të zgjidhet që deri më sot nuk është marrë asnjëherë. Ish-punonjësit kanë qëndruar më shumë se tre orë dhe pasi kanë biseduar me Capon janë shprehur se kjo tokë është e tyre dhe se nuk do ta lëshojnë. Ne nuk duam atë që nuk na takon por duam që ligji që të ndajë atë që është e jona dhe ta na e japë u shprehën banorët e Orikumit. Protesta e sotme ka qenë paqësore dhe nuk ka pasur konflikte si protestat e para një viti që u shoqëruan me akte dhune.

Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›