E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Veres politika ne Elbasan

E merkure 14 Mars 2012 1742 POLITIKANET NE ELBASANElbasani eshte shnderruar edhe kete vit ne kryeqendren e festimeve te Dites se Veres. Mijera qytetare kane udhetuar nga Tirana e rrethe te tjera per tiu bashkuar festimeve ne Elbasan. Dita e Veres ka bashkuar ne Elbasan edhe kryeministrin Berisha me liderin e opozites Rama te cilet ishin te shoqeruar nga bashkeshortet por natyrisht axhenda e tyre nuk ka perkuar ne asnje aktivitet. Ambasadori danez nje prej mysafireve te kesaj dite ne Elbasan vleresoi pjesemarrjen e Berishes dhe Rames ne festime ndersa theksoi se politika duhet te angazhohet per permbushjen e kritereve per statusin e vendit kandidat. shte nje shenje e mire qe kryeministri dhe kreu i opozites kane zgjedhur per te festuar ne Elbasan per ardhjen e veres dhe shpresojme se do te vazhdojne ta bejne kete gje. Jane 12 gjerat qe duhen bere dhe kjo nuk eshte e ngjashme me ngjitjen e malit te Everestit. Do te ishte e mrekullueshme qe Shqiperia me rastin e 100-vjetorit te pavaresise te mund te merrte statusin e vendit kandidat eshte shprehur Karsten Ankjaer Jensen. Kryeministri Berisha gjate panairit te Dites se Veres vleresoi rritjen ekonomike ndersa Rama deklaroi se vendi ka Shqiperia ka me shume nevoje se kurre per nje rilindje shqiptare. Dita e Veres ne Elbasan ka vijuar me nje sere aktivitetesh. Por ne fund eshte mbyllur me shetitjen tradicionale ne natyre dhe dreken mes familjareve e miqve.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›