E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i EULEX në Kosovë, De Marnhac,në Tiranë

TIRANE-Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, z. Xavier Bout de Marnhac, ndodhet në Tiranë me ftesë të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.
 
Shefi i misionit EULEX ka mbërritur dje në mbrëmje në Tiranë, për të nisur sot takimet zyrtare me krerët më të lartë të shtetit.

Axhenda e takimeve nis në ora 10.00, me z. Haxhinasto dhe më pas do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shefi i EULEX-it do takohet dhe me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›