E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sot grevë 24 orëshe në mbarë vendin

ATHINE-Grevë mbarëkombëtare 24-orëshe, zhvillohet sot në gjithë Greqinë, organizuar nga sindikatat e sektorit publik dhe atij privat. Pjesëmarrja në grevë dhe në grumbullimet e protestës pritet të jetë e madhe.
Punëtorët do të protestojnë kundër sistemit rezerve të punës, unifikimi të pagave, kundër taksave mbi pronën si dhe për planet mbi reduktimet e pagave jo vetëm në sektorin shtetëror por edhe sektorin privat.
Mësuesit, punonjësit e porteve, mjekët, infermierët, juristët e gjykatave, avokatët, inxhinierët, punonjësit e muzeve dhe vendeve arkeologjike, do të marrin pjesë në grevë dhe më pas në grumbullimet që do kryhen në qendër të Athinës.

Spitalet dhe ambulancat do të punojnë me personel sigurie, për shkak të grevës së mjekëve dhe punonjësve të tjerë të shëndetësisë.

Ata që duan të përdorin sot avionin ne Greqi, duhet të ndërrojnë plan, pasi që nga mesnata janë të mbyllura hapësirat ajrore greke. Në grevë marrin pjesë edhe kontrollorët të trafikut ajror, duke anuluar cdo fluturim, vendor e ndërkombëtar gjë që do shkaktojë probleme serioze në aeroporte. Gjithashtu Federata Kombëtare e hekurudhore do të jetë në grevë 24-orëshe.
Sindikatat e transportit publik vendosën që autobusët të punojnë nga ora 9 00-21 00, për të bërë transportin e njerezve që do të marrin pjesë në protestën në qendër të Athinës. Edhe metroja dhe tramvaji do të funksionojnë normalisht nga ora 10 00-18 00.
Më 19 tetor, është njoftuar një grevë e re mbarëkombëtare për të gjithë sektorin publik dhe privat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›