HOLOKAUSTI, gjenocidi ndaj hebrenjve
Vdekja e mbi 6 milion hebrenjve gjatë Luftës së dytë botërore është cilësuar si një akt tek i cili duhet të reflektojnë të gjithë, për të pasur më shumë paqe kudo në botë. Gjatë konferencës së “Shqipëria, shqiptarët dhe holokausti, një nënçështje brenda kontekstit” kreu i qeverise deklaroi se krahas milionave hebrenjve të pafajshëm të cilët u vranë padrejtësisht nga dora naziste, ky genoicid duhet të dënohet ashpër, duke iu referuar në këtë mënyrë presidentit të vendit islamik Mahmud Ahmedinaxhad.
Gjatë fjalimeve në këtë konferencë është vlerësuar lartë mbrojtja që i bëri shteti dhe populli shqiptar mijëra hebrenjve të cilët u strehuan në vendin tonë. Në konferencë merrnin pjesë dhe ambasadorja e shtetit të izraelit në vendin tonë si dhe organizatorët e konferencës, drejtues të universiteteve në vend, si dhe personalitete të huaj.