E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri - Mal i zi, kërkohet më shumë bashkëpunim

Presidenti i nderit i partisë Republikane gjate një takimi me një grup deputetësh të parlamentit të Malit të zi, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të projektit të bashkëpunimit të  Lëvizjes Evropiane të Malit të Zi, ka kërkuar intensifikim te marrëdhënieve mes dy vendeve duke përmbushur ne këtë mënyrë projektet e përbashkëta evropiane qe garantojnë integrimin e dy vendeve ne strukturat euroatlantike.

Deputetët e Malit të Zi dhe përfaqësuesit e larte te partisë republikane kane diskutuar gjithashtu dhe për të krijuar një rrjet bashkëpunimi mes politikanëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile mes dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›