40 të lënduar pas një shpërthimi në Moldavi
Një granatë ka shpërthyer në turmën e njerëzve, të cilët ishin tubuar në një koncert në sheshin kryesor në kryeqytetin e Moldavisë, Chinsinau, duke lënduar me këtë rast së paku 40 persona, kanë njoftuar sot zyrtarët për siguri.
Zyrtarët për siguri theksuan se granata ishte vendosur në një kuti dhe ka shpërthyer në momentin kur koncerti i grupit Bravo, nga Rusia, kishte arritur klimaksin.
Ministri i Brendshëm i Moldavisë, Victor Catan, i cili konfirmoi se shpërthimi është provokuar nga një granatë, theksoi para gazetarëve se ky sulm është vepër ose e përfaqësuesve të grupeve terroriste, apo e bandave kriminale nga jashtë.
Kryeministri i Moldavisë, Vlad Filat, i telefonoi menjëherë ish-presidentit komunist të Moldavisë, Vladimir Voroninit.
Ai ka diskutuar me Voroninin për situatën aktuale dhe ka kërkuar nga ai që mos ta shfrytëzojë shpërthimin, për të destabilizuar situatën politike në Moldavi, deklaroi një zëdhënës i Filatit.
Dëshmitarët okularë theksuan se rreth 3500 të ri ishin tubuar në sheshin kryesor të Chinsinaut, për të përcjellë koncertin e grupit nga Rusia, i cili u organizua në kuadër të manifestimit vjetor për të shënuar përvjetorin e krijimit të Chinsinaut.