E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klaus vazhdon të refuzojë Traktatin

Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, theksoi se ai nuk do të heq dorë nga kundërshtimi i tij ndaj Traktatit të BE-së, përkundër trysnisë së shtuar nga udhëheqësit e Europës ndaj tij për ta nënshkruar këtë dokument.

Kam shpjeguar se i frikësohem, e besoj se nuk jam personi i vetëm që frikësohet, thëllimit të integrimeve në BE. Për mua është kjo një gjë me rëndësi vitale. Sipas mendimit tim, kushtet që kam vendosur për nënshkrimin e dokumentit janë serioze, tha Klaus, pas takimit që pati me presidentin e Rusisë, Dimitri Medvedev.

Ai këto komente i bëri vetëm një ditë pasi që presidenti i Komisionit të Europës, Jose Manuel Barroso, kërkoi nga ai që ti jep fund bllokimit të Traktatit të Lisbonës.

Presidenti i Polonisë, Lechj Kaczynski, nënshkroi javën e kaluar Traktatin e Lisbonës dhe tani Çekia ka mbetur shteti i vetëm anëtar i BE-së, i cili ende nuk ka ratifikuar dokumentin.

Nuk shoh ndonjë arsye që të dërgoj nga Moska ndonjë sinjal pozitiv për qëndrimin tim. Këtu nuk mund të them asgjë të re. Por kam tentuar tia shpjegoj qëndrimin tim presidentit Medvedev, tha Klaus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›