E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi/ Arktiku më të shkrihet, i hapur për lundrime në verë

Një pjesë e konsiderueshme e Arktikut, mund të shkrijë dhe oqeani mund të jetë i hapur për lundrimin e anijeve gjatë sezonit të verës, brenda një kohe shumë të shkurtër, ndoshta edhe 10 vjet, thotë një specialist i lartë i çështjeve polare. Profesori Peter Uadhams, nga Universiteti i Kembrixhit është personi që ka studiuar hollësisht akujt në Arktik që nga viti 1960. Një konkluzion të tillë ai e ka bërë të ditur në një qendër londineze ndërsa ka publikuar rezultatët e hulumtimit për "Ekpsertizën e Arktikut". Ekspedita studimore është kryer në një vijë akullnajore prej 435 km në pjesën e parë të këtij viti. Udhëhequr nga exploratori Pen Hadoë, matjet e bëra nga ekipi skhkencor, zbuluan se shtresa e akullit kishte një trashësi mesatare prej 1.8 metrash, një shtresë që sipas specialistëve mund të krijohet gjatë një sezoni dimëror, por kjo shtresë është shumë e ndjeshme ndaj shkrirjes. Një pjesë e studimit të kryer në veri të Kanadasë, ishte parashikuar të kalonte në zonat e ngrira shumëvjeçare, ku akulli është edhe më i trashë. Sipas parashikimeve të profesor Uadhams, mbi bazën e të dhënave,dhe duke patur parasysh edhe faktorët klimaterikë, arktiku do të jetë pa akull në rreth 20 vjet , dhe një shkrije mssive e këtyre masave akullnajore do të ndodhe brenda 10 vjetësh. "Kjo do të thotë që ju mund ta trajtoni Arktikun si të ishte esencialisht një det i hapur në stinën e verës dhe lehtësisht i kalueshëm për transportin e anijeve nëpër oqeanin Arktik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›