E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina dënon me vdekje 3 persona për trazirat në Xinjiang

Kina ka dënuar sot me vdekje tre persona tjerë, për shkak të vrasjeve që kanë kryer gjatë trazirave që shpërthyen në provincën Xinjiang, në muajin korrik, duke e ngritur në nëntë numrin e personave të dënuar me vdekje, për shkak të përfshirjes së tyre në këto trazira.

Së paku 200 persona u vranë, pas përleshjeve mes myslimanëve uigurë dhe haneve kinezë, kryeqytetin e Xinjiangut, Urumqi. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njoftoi se Gjykata e Popullit në Urumqi ka dënuar me vdekje tre persona, ndërsa tre të tjerë janë dënuar me burg të përjetshëm.

Të gjithë të dënuarit ishin uigur, përjashtuar këtu një han kinez, i cili u dënua me vdekje, për shkak se kishte rrahur për vdekje një uigur.

Uigurët e dënuar me vdekje u shpallën fajtor nën akuzat për vrasjen e dy personave, gjatë trazirave më 5 korrik.

Aktivisti uigur për të drejta të njeriut, Dilxat Raxit, dënoi këtë vendim të gjykatës në Urumqi. Ai theksoi se burimet lokale në Xinjiang e kanë njoftuar atë se të akuzuarve nuk ju është lejuar që të zgjedhin avokatët dhe se para fillimit të procesit gjyqësor kundër tyre, atyre i është lejuar që të bisedojnë vetëm 10 minuta me avokatët e emëruar nga shteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›