Prishen Izraeli dhe Turqia
Ministri i Jashtëm i Izraelit ka urdhëruar zyrtarët e kësaj ministrie që të ftojnë në bisedë ambasadorin e Turqisë në Izrael, për ti dorëzuar atij një shkresë të protestës, për shkak të shfaqjes së një serie në televizionin turk, në të cilën ushtarët izraelitë cilësohen si vrasës të fëmijëve, ka njoftuar ministria e Jashtme e Izraelit.
Ishte kjo grindja më e re në marrëdhëniet gjithnjë e më të tendosura mes këtyre dy shteteve në Mesdhe, të cilat tradicionalisht kanë pasur marrëdhënie të mira në fushën e mbrojtjes.
Në kumtesën e ministrisë u citua edhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, i cili theksoi se seria, e emetuar në televizionin turk, paraqet një nxitje kundër Izraelit. Radioja e Izraelit theksoi se seria është shfaqur gjatë javës në kanalin televiziv TRT.
Në seri flitet për jetën e palestinezëve në territoret e okupuara dhe ushtarët izraelitë shfaqën si vrasës të fëmijëve.
Një seri e këtillë, e cila nuk ka kurrfarë lidhje me realitetin, në të cilën ushtarët izraelitë shfaqën si vrasës të fëmijëve të pafajshëm, do të ishte e pavend të shfaqej madje edhe në ndonjë shtet armik, e lëre më në një shtet, i cili ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, tha Lieberman. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë tendosur, pas aksionit ushtarak që ndërmori Izraeli në Gazë, në fillim të këtij viti.