NATO thellon angazhimin në Afganistan?
Zyrtarët kryesorë për mbrojtje të NATO-s do të shqyrtojnë të shtunën propozimet, që kanë të bëjnë me shtimin e madh të forcave në Afganistan, për tu përballur me kryengritjen gjithnjë e më të fuqishme në këtë vend, por ky hap varët nga vendimi i presidentit të SHBA-së, Barack Obama, kanë theksuar zyrtarët ushtarak të NATO-s.
Komandanti kryesor i forcave amerikane dhe atyre të NATO-s në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal, ka rekomanduar që në Afganistan të dërgohen 40 mijë ushtarë shtesë, në kuadër të strategjisë së re për të luftuar kryengritjen, strategji kjo e cila ende është duke u vlerësuar nga administrata e Obamës.
Përfaqësuesit e Komitetit ushtarak të NATO-s, i cili ofron vlerësime për udhëheqësit politik, u takuan me McChrystalin gjatë vizitës së tyre treditore në Afganistan, e cila përfundoi sot.
Ata theksuan se rekomandimet e detajuara të McChrystalit do të diskutohen të shtunën në Bruksel, nga shefat e mbrojtjes të shteteve personelit të NATO-s, para takimit të ministrave të mbrojtjes të shteteve anëtare të aleancës, i cili do të zhvillohet më 22 dhe 23 tetor në Bratisllavë.
Hap pas hapi, ne po lëvizim drejtë vendimit përfundimtar, i cili duhet të merret në nivelin politik-nga Obama në SHBA dhe homologët e tij në shtetet anëtare të aleancës, tha kryetari i Komitetit, admirali Admiral Giampaolo Di Paola.
Di Paola theksoi se ekziston qëndrimi i përgjithshëm se McChrystal, i cili ka cilësuar si tejet serioze situatën në Afganistan dhe ka tërhequr vërejtjen nga dështimi, nëse nuk ndryshon strategjia, ka dhënë një përshkrim mjaft korrekt të situatës.
Admirali italian tha se aleanca duhet të ndjekë kërkesën e McChrystalit për ndryshim të qasjes, për të fituar mbështetjen e popullit afganë, me përpjekjet për të mbrojtur më mirë atë.
Ai nuk pranoi të spekulojë për shtimin e mundshëm të forcave të NATO-s, por theksoi se nuk është biseduar për reduktim të forcave dhe tha se pritet që shtetet anëtare të aleancës të shtojnë angazhimin e tyre për të trajnuar forcat afgane të sigurisë, për të cilat shpresojnë se në fund do të marrin përsipër përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë.
Kjo definitivisht duhet të marrë një përgjigje pozitive nga ana e aleatëve. Definitivisht nevojitën më shumë pajisje dhe burime për forcat afgane të sigurisë, tha Di Paola.
Anëtarë të Komitetit ushtarak të NATO-s theksuan se përgjigjja e 28 shteteve tjera anëtare të NATO-s varët nga vendimi i Obamës.
Të gjithë janë duke pritur kryesimin amerikan, tha një zyrtar i lartë evropian, i cili deshi të mbetet anonim.
Obama është përballur me kërkesa të ndryshme, përfshirë këtu edhe atë të zëvendëspresidentit, Joe Biden, i cili ka kërkuar që të ruhet niveli aktual i forcave në Afganistan dhe që fushata në këtë vend të përqendrohet në luftën kundër Al Qaidës.
Washingtoni tashmë ka 65 mijë ushtarë në Afganistan, shifër kjo e cila pritet që të ngrihet në 68 mijë deri në fund të vitit. Shtetet tjera, kryesisht ato anëtare të NATO-s, kanë 39 mijë ushtarë të stacionuar në këtë vend.
Megjithatë, një zyrtar evropian në aleancë, vuri në dyshim gatishmërinë e europianëve për të dërguar ushtarë shtesë në Afganistan.
Të paktë janë shtetet që kanë vullnet të dërgojnë forca shtesë, deklaroi ky zyrtar.
(Reuters)