40-vjeçarja e sëmurë apel për ndihmë, mjekët nuk e diagnostikojnë dot
DURRES - 40-vjeçarja Dhurata Koka ka mbi 3 vjet që endet nëpër spitale, pa mundur të diagnostikohet dhe më tej të kurohet. Mjekimet ndonjëherë i lehtësojnë gjendjen përkohësisht, por shpesh i krijojnë më tepër probleme.
“Kam më shumë se 3 vjet që jam e sëmurë. Shkoj tek doktorët dhe asnjë nuk më jep përgjigjen e duhur dhe përpiqem të bëhem më mirë vetë në shtëpi. nuk kam çfarë të bëj. Vetëm në Itali mund të kurohem, por në Itali nuk shkohet në këmbë. Ju kërkoj ndihmë, Kryeministrit, ministrit të Shëndetësisë, Presidentit vetëm të më ndihmojnë të di se çfarë kam. Vetëm me një rrogë 130 mijë lekë ku të shkojmë.”- shprehet mes lotësh 40-vjeçarja.
“Jemi sorollatur nëpër spitale sa në Durrës sa në Tiranë dhe nuk po i gjejnë diagnozën se çfarë ka. Edhe uji që pi nuk i bën mirë. Dritat na i kanë prerë, ujin po na i heqin nuk kemi me çfarë t’i paguajmë.”- tregon bashkëshorti.
Gjendja e vështirë ekonomike, thelluar më tepër për shkak të shpenzimeve për analiza dhe ilaçe, ka prekur edhe shkollimin e vajzës së tyre të vogël.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Apeli i 40-vjeçares Gramsh, familja Hoxholli jeton në mjerim në një kasolle