Fier, bie nga kati i pestë i pallatit, në gjendje të rëndë 50-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë është shënuar minuta më parë në qarkun e Fierit. Mësohet se një grua ka rënë nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në lagjen”8 shkurti” të qytetit të Fierit, ku shtetësja me iniciale E.K, 50 vjec ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës, duke u plagosur rëndë. E lënduara është dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Ndërkaq mbetet akoma enigmë nëse gruaja ka rënë në mënyrë aksidentale apo është hedhur vetë.