E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, familja Hoxholli jeton në mjerim në një kasolle

GRAMSH – Prej 25 ditësh familja Hoxholli në komunën Kodovjat të Gramshit jeton në një kasolle.

Rrëshqitjet e tokës dëmtuan shtëpinë e tyre, duke i lënë në qiell të hapur, ndërsa sot nëntë anëtarët e kësaj familje jetojnë në kushte shumë të vështira, pasi nuk kanë asnjë të ardhur.

“Nuk kemi asnjë mundësi, marrim çdo gjë më listë. Shtëpitë kanë qenë të plasaritura përpara 2 vjetësh, nuk marr as pension invaliditeti pasi nuk kam paguar as siguracionet.”- shprehet kryefamiljari.

Të ndodhur në një situatë të tillë, familjarët tregojnë madje se shpesh janë të distancuar nga gëzime po hidhërimet e familjeve të tjera, pasi nuk mund t’i ndjekin për shkak të mungesës së parave.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›