40 vjet pas fotos nudo që theu tabutë

“Më në fund një mashkull nudo në kopertinë,” lajmëronte revista në atë kohë. Kryeredaktorja Helen Gurley Brown thonë se ishte një fitore për gratë, oreksi vizual i të cilave ishte injoruar nga redaktorët dhe pronarët meshkuj.
Kopertona rriti tirazhin e revistës dhe e ktheu Burt Reynolds në vitet ’70 në një ikonë seksi. Më shumë njerëz e ndiqnin nga pas për këtë imazh sesa për rolet e tij.
Por shumë fotografë thonë se nuk e sheh më një foto të tillë në vitin 2012.
“Është një foto shumë e fortë për tu realizuar në vitin 2012 për shkak të faktorit komoditet. Publicistët e aktorit do shqetësohen shumë për dëmin ndaj emrit të tij. Është një foto shumë moderne. Kush do ishte ekuivalenti i këtij djali, George Clooney? Është shumë përpara në kohë,” thotë Max Vadukul.
Pas dy vitesh, në kopertinë u shfaq nudo edhe aktori Arnold Schwarzenegger në vitin 1977. /tema/