40-vjetori i fotos së parë të Tokës, marrë nga hapësira
Ata shkuan në Hënë, por në
fakt, ajo çka zbuluan ishte
Toka. Anëtarët e ekuipazhit
të "Apollo 8" ishin të parët
që lanë orbitën e Tokës, duke
marrë rrugën për në Hënë. Ata ishin
trajnuar dhe instruktuar për t‘u
përballur me situata nga më të
ndryshmet, përveç njërës: përballjes
me emocionin e papërballueshëm
dhe unik që u ofroi pamja
e planetit tonë nga larg, nga
shumë larg, e cila shfaqte një top
të kaltër që "varej" në asgjë. Më
vonë, fotoja e parë e famshme u
njoh me emrin "Lindja e Tokës".
Kjo foto bëri xhiron e botës, duke
u shndërruar në një ikonë jo
vetëm të atij momenti historik, por
të një gjenerate të tërë. Pamja
është aq mbresëlënëse, sa të zhyt
menjëherë në një det ndjesish të
paprovuara më parë. Kur e sheh,
ndërgjegjësohesh për mrekullinë
që e mban planetin tonë, Tokën
tonë, shtëpinë e përbashkët në
një ekuilibër perfekt në mes të asgjësë.
Planeti ynë shfaqet i brishtë
dhe i izoluar, por njëherazi i
magjishëm. Fotoja është marrë në
prag të Krishtlindjeve të vitit 1968,
por vetë fotografët e botuan pak
ditë më pas, pra 40 vjet më parë.
Kjo pamje është përdorur dendur
nga mbështetësit e lëvizjeve ambientaliste
dhe ka pasur një
ndikim të madh në ndërgjegjen
njerëzore. Të tre personat që
ndodheshin në bordin e "Apollo
8", Frank Borman, Xhim Lovell
dhe Bill Anders, ishin të parët që i
erdhën rrotull Hënës dhe përgatitën
terrenin për vizitën e
ardhshme, që do të ishte prezenca
e parë njerëzore në Hënë. Ata
panë edhe anën e panjohur të tij,
që nuk shihet nga Toka. Ata ishin
edhe njerëzit e parë që humbën
tërësisht kontaktin me Tokën,
pasi për një kohë të gjatë, në orbitimin
e tyre, humbën çdo lloj
kontakti me qendrën në Tokë.
Vetëm në përfundim të orbitimit,
kontakti u rivendos. Si për ironi,
gjatë tre orbitimeve të para,
askush nuk e vuri re pamjen e
mrekullueshme të Tokës, vetëm
gjatë herës së katërt, njëri prej tyre
u kthye pas dhe pa pamjen që do
t‘u ndryshonte jetët. "Oh Zot!
Shihni pak çfarë pamjeje", u tha
Bill Anders shokëve dhe nxori
aparatin fotografik për të fiksuar
pamjen. Fotot e para ishin në
bardhezi, të tjerat që pasuan ishin
me ngjyra. Këto të fundit u përdorën
edhe gjatë viteve në vijim
nga grupet ambientaliste. Në to
nga hapësira do të ndryshonin
tërësisht dhe përfundimisht perceptimin
njerëzor për planetin.
"Lindja e Tokës" ngërtheu brishtësinë
e planetit, që ne banorëve
të tij na duket një hapësirë e pamat,
por që është kaq e vogël kur
shihet edhe nga një distancë jo
fort e largët sa ç‘është ajo e Tokës
shfaqet kontrasti i dukshëm mes
atmosferës së pajetë dhe gri të
Hënës dhe kaltërsisë e bardhësisë
që rrethon planetin tonë, që
është një simbol i vërtetë
ngrohtësie dhe jete. Fred Hole,
kozmologu i shquar britanik,
parashikoi me të drejtë në vitin
1948 se pamjet e para të Tokës
me satelitin e saj. Astronomi
amerikan, Karl Sagan, mori një
tjetër foto të Tokës nga hapësira,
këtë herë në vitin 1990, nga anija
"Voyager 1", nga një distancë prej
3.7 miliardë kilometrash. Në këtë
foto, Toka shfaqet si një "pikë e
zbehtë blu", e rrethuar nga një
hapësirë e pamat. "Shoh sërish
pikën. Ajo është aty teksa përkundet
në asgjë. Ajo është shtëpia jonë,
jemi ne. Në të ndodhen njerëzit e
dashur, njerëzit që njeh, ata që kanë
qenë dikur dhe ata që do të jenë",
tha Sagan kur fiksoi pamjen e tij.
Pozicionimi dhe ideja jonë se jemi
në qendër të universit, sfidohet nga
fotoja ku Toka shfaqet veçse si një
pikë e vogël. Planeti ynë është një
tokë vetmitare në hapësirën e
madhe e të errët kozmike. Kjo duhet
të na ndërgjegjësojë për dashurinë
dhe dedikimin që duhet të
kemi për shtëpinë tonë të përbashkët
dhe të na bindin njëherë e mirë
se dashuria dhe kujdesi për të është
pazgjidhshmërisht e lidhur me
dashurinë për veten dhe krijesat e
tjera të planetit.
fakt, ajo çka zbuluan ishte
Toka. Anëtarët e ekuipazhit
të "Apollo 8" ishin të parët
që lanë orbitën e Tokës, duke
marrë rrugën për në Hënë. Ata ishin
trajnuar dhe instruktuar për t‘u
përballur me situata nga më të
ndryshmet, përveç njërës: përballjes
me emocionin e papërballueshëm
dhe unik që u ofroi pamja
e planetit tonë nga larg, nga
shumë larg, e cila shfaqte një top
të kaltër që "varej" në asgjë. Më
vonë, fotoja e parë e famshme u
njoh me emrin "Lindja e Tokës".
Kjo foto bëri xhiron e botës, duke
u shndërruar në një ikonë jo
vetëm të atij momenti historik, por
të një gjenerate të tërë. Pamja
është aq mbresëlënëse, sa të zhyt
menjëherë në një det ndjesish të
paprovuara më parë. Kur e sheh,
ndërgjegjësohesh për mrekullinë
që e mban planetin tonë, Tokën
tonë, shtëpinë e përbashkët në
një ekuilibër perfekt në mes të asgjësë.
Planeti ynë shfaqet i brishtë
dhe i izoluar, por njëherazi i
magjishëm. Fotoja është marrë në
prag të Krishtlindjeve të vitit 1968,
por vetë fotografët e botuan pak
ditë më pas, pra 40 vjet më parë.
Kjo pamje është përdorur dendur
nga mbështetësit e lëvizjeve ambientaliste
dhe ka pasur një
ndikim të madh në ndërgjegjen
njerëzore. Të tre personat që
ndodheshin në bordin e "Apollo
8", Frank Borman, Xhim Lovell
dhe Bill Anders, ishin të parët që i
erdhën rrotull Hënës dhe përgatitën
terrenin për vizitën e
ardhshme, që do të ishte prezenca
e parë njerëzore në Hënë. Ata
panë edhe anën e panjohur të tij,
që nuk shihet nga Toka. Ata ishin
edhe njerëzit e parë që humbën
tërësisht kontaktin me Tokën,
pasi për një kohë të gjatë, në orbitimin
e tyre, humbën çdo lloj
kontakti me qendrën në Tokë.
Vetëm në përfundim të orbitimit,
kontakti u rivendos. Si për ironi,
gjatë tre orbitimeve të para,
askush nuk e vuri re pamjen e
mrekullueshme të Tokës, vetëm
gjatë herës së katërt, njëri prej tyre
u kthye pas dhe pa pamjen që do
t‘u ndryshonte jetët. "Oh Zot!
Shihni pak çfarë pamjeje", u tha
Bill Anders shokëve dhe nxori
aparatin fotografik për të fiksuar
pamjen. Fotot e para ishin në
bardhezi, të tjerat që pasuan ishin
me ngjyra. Këto të fundit u përdorën
edhe gjatë viteve në vijim
nga grupet ambientaliste. Në to
nga hapësira do të ndryshonin
tërësisht dhe përfundimisht perceptimin
njerëzor për planetin.
"Lindja e Tokës" ngërtheu brishtësinë
e planetit, që ne banorëve
të tij na duket një hapësirë e pamat,
por që është kaq e vogël kur
shihet edhe nga një distancë jo
fort e largët sa ç‘është ajo e Tokës
shfaqet kontrasti i dukshëm mes
atmosferës së pajetë dhe gri të
Hënës dhe kaltërsisë e bardhësisë
që rrethon planetin tonë, që
është një simbol i vërtetë
ngrohtësie dhe jete. Fred Hole,
kozmologu i shquar britanik,
parashikoi me të drejtë në vitin
1948 se pamjet e para të Tokës
me satelitin e saj. Astronomi
amerikan, Karl Sagan, mori një
tjetër foto të Tokës nga hapësira,
këtë herë në vitin 1990, nga anija
"Voyager 1", nga një distancë prej
3.7 miliardë kilometrash. Në këtë
foto, Toka shfaqet si një "pikë e
zbehtë blu", e rrethuar nga një
hapësirë e pamat. "Shoh sërish
pikën. Ajo është aty teksa përkundet
në asgjë. Ajo është shtëpia jonë,
jemi ne. Në të ndodhen njerëzit e
dashur, njerëzit që njeh, ata që kanë
qenë dikur dhe ata që do të jenë",
tha Sagan kur fiksoi pamjen e tij.
Pozicionimi dhe ideja jonë se jemi
në qendër të universit, sfidohet nga
fotoja ku Toka shfaqet veçse si një
pikë e vogël. Planeti ynë është një
tokë vetmitare në hapësirën e
madhe e të errët kozmike. Kjo duhet
të na ndërgjegjësojë për dashurinë
dhe dedikimin që duhet të
kemi për shtëpinë tonë të përbashkët
dhe të na bindin njëherë e mirë
se dashuria dhe kujdesi për të është
pazgjidhshmërisht e lidhur me
dashurinë për veten dhe krijesat e
tjera të planetit.