Denoncohen tri makina të vjedhura
Tri makina janë denoncuar si të vjedhura dje në Policinë e
Tiranës. Denoncimi i parë është bërë në orën 06.30. Sipas
policisë, dje ka bërë kallëzim Beqir Rama, 43 vjeç, banues në
rrugën "Babë Rexha", nr. 22, se gjatë natës i kanë vjedhur automjetin
fuoristradë tip "Benz 320", pa targa me km zero, vit
prodhimi 2008. Vjedhja ka ndodhur në Marikaj, në oborrin e
karburantit të tij "Bol-Oi"‘, në superstradën Durrës-Tiranë.
Ndërkohë, në orën 08.00, ka bërë kallëzim Bedri Esat Dafa, 58
vjeç, banues në rrugën "Naim Frashëri". Ai ka deklaruar se në
orën 06.00 i kanë vjedhur automjetin tip "Golf 2", ngjyrë vishnje,
me targa TR 6478 H, parkuar në adresën e mësipërme.
Ndërsa në orën 10.30 ka bërë kallëzim Erald Sallaku, 20 vjeç,
banues në rrugën "Pandi Dardha". Sipas denoncimit të tij, gjatë
natës i kanë vjedhur automjetin tip "Benz 300", ngjyrë gri, me
targa TR 8709 H, parkuar në adresën e mësipërme. Policia tha
se për të tri rastet u kryen veprimet procedurale dhe po punohet
për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet do t‘i
kalojnë prokurorisë, për veprën penale të "vjedhjes".