E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet biznesmeni që ekzekutoi "maskën"

penduar se ka marrë një jetë
njeriu, Feim Llanaj, biznes
meni që ka ekzekutuar në
pronën e tij një grabitës, ka dalë
dje para Gjykatës së Tiranës.
Megjithëse ka bërë "detyrën"
duke ruajtur pronën dhe familjen
e tij nga keqbërësit, në
ndërgjegjen e tij ishte jeta e shuar
e një personi. Para gjykatës ritregoi
ato pak minuta që është ndeshur
me "maskat". Megjithëse shtatshkurtër,
ka mundur të përleshet
me një grabitës, duke i
marrë armën. Me këtë armë është
drejtuar në katin e dytë të
dyqanit të tij. Kur mendonte se
gjithçka ishte mbyllur, madje
kishte telefonuar edhe policinë,
një "hije" i shfaqet. Më pas nuk
mban mend asnjë detaj dhe pas
disa çastesh shikon të shtritë përtokë
një person, i veshur me të
zeza, i cili mbante në kokë një
kapuç të zi. Duke treguar historinë
e pazakontë, trupi gjykues
i kërkoi organit të prokurorisë që
të vlerësojë një masë sigurie.
Prokuroria kërkoi që Feim Llanaj
të lirohet dhe ndaj tij të vendoset
"arresti shtëpiak". E njëjta kërkesë
erdhi edhe nga mbrojtja e 42-
vjeçarit, baba i katër fëmijëve.
Avokati Idajet Beqiri, pasi ka deklaruar
se klienti i tij nuk përbën
rrezik për shoqërinë, i kërkoi
gjykatës masën e arrestit shtëpiak.
Pas kërkesave paraprake, trupi
gjykues u tërhoq për vendim.
Në fund të konsultave, që zgjatën
jo më shumë se 10 minuta, gjykata
vendosi që biznesmeni Feim
Llanaj të hetohet me masën e
mësipërme. Në orët e pasdites së
djeshme, Llanaj është shoqëruar
në banesën e tij, pranë bashkëshortes
dhe katër fëmijëve. Por
nuk lejohet të largohet nga banesa
pa "viston" e policisë dhe
prokurorisë.
Krahas masës së sigurisë,
prokuroria po vijon hetimet për
të zbardhur ngjarjen e rëndë, ku
një grabitës me maska mbeti i
vrarë. Sipas hetuesve të çështjes,
ekzekutimi ka ndodhur nën
efektin e tronditjes së rëndë
psikike. "Vrasja e Petrit Pjetrit,
me origjinë nga Puka, është realizuar
nga pronari i servisit, ku
është tentuar të grabitet nga dy
"maska". Të shtunën, rreth orës
01.00, ka qëlluar me armë zjarri
brenda në dyqanin e tij shtetasin
Petrit Kol Pjetri, lindur në
Pukë dhe banues në Tiranë, i cili
kishte hyrë në dyqan për të
vjedhur", deklarojnë burimet
nga Prokuroria e Tiranës. Sipas
tyre, nga veprimet procedurale,
në cilësinë e provës materiale u
sekuestruan arma tip pistoletë
TT, model 54, me nr. 540709 dhe
dy gëzhoja. Nga analizimi i fakteve,
prokuroria ngriti akuzën e
"vrasjes së kryer nga tronditja e
fortë psikike" dhe "armëmbajtjes
pa leje".
Prokuroria thotë se viktima
("maska") rreth orës 23.30 të së
premtes, po luante bilardo
pranë kompleksit "Llanaj" në
afërsi të Unazës së Re. Në këtë
orë, biznesi "Llanaj" pëson një
defekt në kutinë elektrike, ku i
gjithë aktiviteti nuk kishte energji.
Prokuroria thotë se prej
këtij momenti, Pjetrit i ka lindur
ideja që të kryejë grabitjen.
Ndërkohë, dyshohet se ai bënte
pjesë në një grup kriminal që vepronte
në zonë dhe se ishte urdhëruar
nga një person tjetër. Sipas
Feim Llanajt, personi tjetër
që e sulmoi mbante në dorë një
pistoletë dhe ishte i gjatë, rreth
175 centimetra dhe me një trup
të hollë. Ai deklaroi para policisë
se autori ishte veshur me rroba
të zeza dhe në kokë mbante një
kapuç.
Para grupit hetimor ka dëshmuar
edhe bashkëshortja e
Feim Llanajt. Sipas saj, ishte ora
rreth 01.00 kur ka dëgjuar disa
zhurmë që vinin nga kati i parë.
Lajmëron bashkëshortin dhe i
thotë të dalë për të parë se çfarë
po ndodhte. "Feimi, siç ishte
me rroba gjumi, ka zbritur
poshtë. Rreth dy minuta më
vonë kam dëgjuar një ulërimë
të tij. Në këtë çast mendova se
e vranë dhe e tmerruar kam shkuar
për të parë se çfarë po
ndodhte. Sapo jam veshur dhe
kam dalë në katin e dytë të
banesës kam dëgjuar krismën e
armës dhe pas 60 sekondash në
vendngjarje ka mbërritur
patrulla e policisë që komunikuan
me të", tregoi bashkëshortja
e Feim Llanajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›