Hebrenjtë, gjithnjë e më pranë Gazës
Për gjeneralin hebre që krye
son sulmin në Gaza, "ush
tria ka ende shumë për të
bërë para se të përfundojë operacionet
në terren kundër Hamasit",
ndërkohë që deri tani, sipas
burimeve zyrtare, në ofensivën
18-ditore kanë humbur jetën 900
persona, një e treta e të cilëve janë
fëmijë. Gjatë ditës së djeshme,
trupat tokësore izraelite i janë
afruar edhe më shumë qytetit të
Gazës. Shpërthime të vazhdueshme
janë dëgjuar gjatë gjithë
kohës në qytetin me 500 mijë
banorë, pas hyrjes së tankeve
izraelite në qendrat e banuara.
Mësymja me artilerinë e rëndë ka
ndodhur gjatë natës dhe banorët
e tmerruar janë strukur nëpër shtëpi
të kapur nga tmerri. "Kur
bëhemi bashkë mbi 20 vetë në
një dhomë për të mbrojtur kokën,
heshtim, madje edhe celularët i
mbajmë pa zile. Të gjithë heshtim
dhe lutemi me Kuranin në
gjoks, duke shpresuar se kjo situatë
tmerri do të marrë fund dhe
ne do të mbetemi gjallë", rrëfen
një banor i Gazës. Sipas një
mjeku, varrezat janë të mbushura
plot dhe shumë nga viktimat
vendosen njëra mbi tjetrën për
mungesë vendi. Në Kajro të
Egjiptit, një delegacion i Hamasit
ka rinisur dje bisedimet me përfaqësuesit
e Egjiptit në lidhje me
planin e tij për arritjen e një pushimzjarri.
Ndërkohë, avionët izraelitë
kanë sulmuar rreth 60 objektiva
në Gaza, përfshi tunelet që
përdoren nga Hamas-i për transportin
e armëve në kufirin me
Egjiptin. Që nga fillimi i ofensivës
në 27 dhjetor,
izraelitët kanë kryer 2300
goditje nga avionët. Sekretari i
Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,
Ban Ki Mun, ndodhet në
rajon për një javë bisedime me
përfaqësues të Egjiptit, Izraelit,
Jordanisë e Sirisë që synon
dhënien fund të gjakderdhjes.
Grupet dhe organizatat humanitare
në Gaza raportojnë për ditë
mungesat në ushqime dhe
medikamente për banorët e
Gazës që ndodhen në prag të një
situate katastrofike. Izraeli ndalon
të gjitha ndihmat që i vijnë
Gazës nga anë të ndryshme të
botës. Vetëm tri ditë më parë ai la
të lirë kufirin për tri orë resht, por
më pas e mbylli duke deklaruar
se ai ishte një vendim i gabuar.
Sipas burimeve të ndryshme
politike, Kryeministri hebre,
Olmert; ministri i Mbrojtjes, Barak,
dhe ministrja e Jashtme, Livni,
kanë vendosur të hënën në
darkë një ngadalësim të operacioneve.
Hapja e "Fazës 3" të sulmit
do të komplikonte shumë
përpjekjet për pushimzjarri dhe
mund të shkaktonte shtimin në
maksimum të numrit të viktimave
nga të dyja palët e do të
përbënte një lëvizje shumë të
rrezikshme politike, duke qenë se
vendi ndodhet edhe në prag të
zgjedhjeve parlamentare. Në një
mesazh televiziv, Barak tha se
Izraeli e kishte dëgjuar me respekt
apelin e OKB-së dhe po shqyrtonte
propozimin e Egjiptit për
pushimzjarrin, por do të vazhdonte
që të godiste Hamas-in
ndërkohë që përpjekjet diplomatike
ishin në zhvillim e sipër. Për
Hamas-in, Izraeli duhet të largojë
të gjithë trupat ushtarakë nën
kushtet e një pushimzjarri dhe t‘i
japë fund bllokadës së Gazës. Zyrtari
i lartë i Hamas-it, Moussa Abu
Marzouq, deklaroi për televizionin
"Al Jazira" se kishte disa vërejte
për planin e pushimzjarrit dhe se
ai plan po shqyrtohej me vëmendje.
Gjakderdhja në Gaza ka hapur
një pikë të nxehtë konflikti në
hartën e Lindjes së Mesme me
Shtetet e Bashkuara, që në javën e
fundit të administratës Bush qëndron
deri në fund përkrah Izraelit,
me Evropën që është pro pushimzjarrit
dhe liderët e vendeve arabe
që janë unifikuar kundër sulmit
hebre.
son sulmin në Gaza, "ush
tria ka ende shumë për të
bërë para se të përfundojë operacionet
në terren kundër Hamasit",
ndërkohë që deri tani, sipas
burimeve zyrtare, në ofensivën
18-ditore kanë humbur jetën 900
persona, një e treta e të cilëve janë
fëmijë. Gjatë ditës së djeshme,
trupat tokësore izraelite i janë
afruar edhe më shumë qytetit të
Gazës. Shpërthime të vazhdueshme
janë dëgjuar gjatë gjithë
kohës në qytetin me 500 mijë
banorë, pas hyrjes së tankeve
izraelite në qendrat e banuara.
Mësymja me artilerinë e rëndë ka
ndodhur gjatë natës dhe banorët
e tmerruar janë strukur nëpër shtëpi
të kapur nga tmerri. "Kur
bëhemi bashkë mbi 20 vetë në
një dhomë për të mbrojtur kokën,
heshtim, madje edhe celularët i
mbajmë pa zile. Të gjithë heshtim
dhe lutemi me Kuranin në
gjoks, duke shpresuar se kjo situatë
tmerri do të marrë fund dhe
ne do të mbetemi gjallë", rrëfen
një banor i Gazës. Sipas një
mjeku, varrezat janë të mbushura
plot dhe shumë nga viktimat
vendosen njëra mbi tjetrën për
mungesë vendi. Në Kajro të
Egjiptit, një delegacion i Hamasit
ka rinisur dje bisedimet me përfaqësuesit
e Egjiptit në lidhje me
planin e tij për arritjen e një pushimzjarri.
Ndërkohë, avionët izraelitë
kanë sulmuar rreth 60 objektiva
në Gaza, përfshi tunelet që
përdoren nga Hamas-i për transportin
e armëve në kufirin me
Egjiptin. Që nga fillimi i ofensivës
në 27 dhjetor,
izraelitët kanë kryer 2300
goditje nga avionët. Sekretari i
Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,
Ban Ki Mun, ndodhet në
rajon për një javë bisedime me
përfaqësues të Egjiptit, Izraelit,
Jordanisë e Sirisë që synon
dhënien fund të gjakderdhjes.
Grupet dhe organizatat humanitare
në Gaza raportojnë për ditë
mungesat në ushqime dhe
medikamente për banorët e
Gazës që ndodhen në prag të një
situate katastrofike. Izraeli ndalon
të gjitha ndihmat që i vijnë
Gazës nga anë të ndryshme të
botës. Vetëm tri ditë më parë ai la
të lirë kufirin për tri orë resht, por
më pas e mbylli duke deklaruar
se ai ishte një vendim i gabuar.
Sipas burimeve të ndryshme
politike, Kryeministri hebre,
Olmert; ministri i Mbrojtjes, Barak,
dhe ministrja e Jashtme, Livni,
kanë vendosur të hënën në
darkë një ngadalësim të operacioneve.
Hapja e "Fazës 3" të sulmit
do të komplikonte shumë
përpjekjet për pushimzjarri dhe
mund të shkaktonte shtimin në
maksimum të numrit të viktimave
nga të dyja palët e do të
përbënte një lëvizje shumë të
rrezikshme politike, duke qenë se
vendi ndodhet edhe në prag të
zgjedhjeve parlamentare. Në një
mesazh televiziv, Barak tha se
Izraeli e kishte dëgjuar me respekt
apelin e OKB-së dhe po shqyrtonte
propozimin e Egjiptit për
pushimzjarrin, por do të vazhdonte
që të godiste Hamas-in
ndërkohë që përpjekjet diplomatike
ishin në zhvillim e sipër. Për
Hamas-in, Izraeli duhet të largojë
të gjithë trupat ushtarakë nën
kushtet e një pushimzjarri dhe t‘i
japë fund bllokadës së Gazës. Zyrtari
i lartë i Hamas-it, Moussa Abu
Marzouq, deklaroi për televizionin
"Al Jazira" se kishte disa vërejte
për planin e pushimzjarrit dhe se
ai plan po shqyrtohej me vëmendje.
Gjakderdhja në Gaza ka hapur
një pikë të nxehtë konflikti në
hartën e Lindjes së Mesme me
Shtetet e Bashkuara, që në javën e
fundit të administratës Bush qëndron
deri në fund përkrah Izraelit,
me Evropën që është pro pushimzjarrit
dhe liderët e vendeve arabe
që janë unifikuar kundër sulmit
hebre.