I mituri vret kushëririn 11-vjeçar, po luanin me çifte
Një 11-vjeçar ka mbetur i
vrarë dje nga pakujdesia
e kushëririt të tij 16-vjeçar.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin
Shën-Gjergj të Tiranës, teksa
dy të miturit po luanin me një
çifte që kishin gjetur në banesë.
Por loja me armë ka qenë fatale
për Albion Putjan, i cili ka marrë
plagë të rënda, e për pasojë ka gjetur
vdekjen. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se ngjarja ka
ndodhur mëngjesin e djeshëm.
Me t‘u njoftuar në vendin e ngjarjes
kanë shkuar shërbimet e
patrullës së përgjithshme dhe më
pas grupi hetimor nga seksioni
kundër krimeve ndaj jetës dhe
shëndetit. Sipas të dhënave të
para, 11-vjeçari Albion Putja është
plagosur rëndë nga kushëriri i
tij 16-vjeçar, Misil Putja. Pas
plagëve të marra, 11-vjeçari është
nisur me urgjencë për në spital,
por ka ndërruar jetë rrugës.
Nga ana tjetër, grupi hetimor ka
shoqëruar 16-vjeçarin, i cili ka
kaluar në gjendje të rëndë
psikologjike pas aktit të kryer. Ai
ka rrëfyer për uniformat blu, në
prani edhe të një psikologu, se
bashkë me kushëririn kishin
marrë çiften e varur në mur të
banesës dhe kishin filluar të luajnë.
Por, ai ka shpjeguar se nuk
dinte gjë se në çifte kishte fishekë,
kështu që ia kanë drejtuar armën
njëri-tjetrit. Gjatë një momenti,
që nuk kujtohet mirë nga i mituri,
arma është shkrepur dhe saçmat
janë derdhur mbi trupin e 11-
vjeçarit. Krisma ka bërë që
anëtarët e familjes të afrohen
pranë vendit të ngjarjes, ku kanë
parë të voglin të mbuluar me gjak,
ndërsa 16-vjeçari qante me zë. Sipas
të dhënave të mbledhura nga
policia, viktima ka humbur menjëherë
ndjenjat dhe nuk ka mundur
të flasë asnjë fjalë me të afërmit,
duke e tensionuar edhe më
shumë gjendjen. Në këto kushte,
i mituri, më shumë i vdekur sesa
i gjallë, është nisur për në spital,
por nuk ka mundur të mbijetojë.
Këtë barrë të rëndë, 16-vjeçari nuk
ka mundur ta mbajë mbi supe dhe
është shprehur se do i jepte fund
edhe jetës së tij. Por, ndërhyrja e
familjarëve ia ka hequr armën nga
duart. Policia, e cila ka hetuar aktin
e rëndë, deklaroi se ka shoqëruar
edhe familjarë të tjerë të
viktimës dhe të autorit. Pas marrjes
së të gjitha deklaratave të
ndryshme, uniformat blu
shpjeguan se ky krim i rëndë u
regjistrua si vrasje nga pakujdesia,
ndërkohë që përkohësisht, 16-
vjeçari është ndaluar nën këtë
akuzë.
vrarë dje nga pakujdesia
e kushëririt të tij 16-vjeçar.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin
Shën-Gjergj të Tiranës, teksa
dy të miturit po luanin me një
çifte që kishin gjetur në banesë.
Por loja me armë ka qenë fatale
për Albion Putjan, i cili ka marrë
plagë të rënda, e për pasojë ka gjetur
vdekjen. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se ngjarja ka
ndodhur mëngjesin e djeshëm.
Me t‘u njoftuar në vendin e ngjarjes
kanë shkuar shërbimet e
patrullës së përgjithshme dhe më
pas grupi hetimor nga seksioni
kundër krimeve ndaj jetës dhe
shëndetit. Sipas të dhënave të
para, 11-vjeçari Albion Putja është
plagosur rëndë nga kushëriri i
tij 16-vjeçar, Misil Putja. Pas
plagëve të marra, 11-vjeçari është
nisur me urgjencë për në spital,
por ka ndërruar jetë rrugës.
Nga ana tjetër, grupi hetimor ka
shoqëruar 16-vjeçarin, i cili ka
kaluar në gjendje të rëndë
psikologjike pas aktit të kryer. Ai
ka rrëfyer për uniformat blu, në
prani edhe të një psikologu, se
bashkë me kushëririn kishin
marrë çiften e varur në mur të
banesës dhe kishin filluar të luajnë.
Por, ai ka shpjeguar se nuk
dinte gjë se në çifte kishte fishekë,
kështu që ia kanë drejtuar armën
njëri-tjetrit. Gjatë një momenti,
që nuk kujtohet mirë nga i mituri,
arma është shkrepur dhe saçmat
janë derdhur mbi trupin e 11-
vjeçarit. Krisma ka bërë që
anëtarët e familjes të afrohen
pranë vendit të ngjarjes, ku kanë
parë të voglin të mbuluar me gjak,
ndërsa 16-vjeçari qante me zë. Sipas
të dhënave të mbledhura nga
policia, viktima ka humbur menjëherë
ndjenjat dhe nuk ka mundur
të flasë asnjë fjalë me të afërmit,
duke e tensionuar edhe më
shumë gjendjen. Në këto kushte,
i mituri, më shumë i vdekur sesa
i gjallë, është nisur për në spital,
por nuk ka mundur të mbijetojë.
Këtë barrë të rëndë, 16-vjeçari nuk
ka mundur ta mbajë mbi supe dhe
është shprehur se do i jepte fund
edhe jetës së tij. Por, ndërhyrja e
familjarëve ia ka hequr armën nga
duart. Policia, e cila ka hetuar aktin
e rëndë, deklaroi se ka shoqëruar
edhe familjarë të tjerë të
viktimës dhe të autorit. Pas marrjes
së të gjitha deklaratave të
ndryshme, uniformat blu
shpjeguan se ky krim i rëndë u
regjistrua si vrasje nga pakujdesia,
ndërkohë që përkohësisht, 16-
vjeçari është ndaluar nën këtë
akuzë.