Festohet 96-vjetori i Policisë, ish-ët nuk ftohen në ceremoni
Edhe përvjetori i Policisë nuk i
bashkon uniformat blu me ishkolegët
e tyre. Viti i dytë radhazi që
policia ka festuar e ndarë nga ishpunonjësit
e policisë të dalë në
pension, apo të liruar për shkak reforme.
Policia e Shtetit ka festuar
96-vjetorin e krijimit të saj te hotel
"Tirana Internacional", ku të pranishëm
në këtë organizim kanë
qenë figurat kryesore të ruajtjes së
rendit në vend, si dhe drejtuesit e
Policisë së Maqedonisë, Kosovës,
Malit të Zi e Italisë. Në fjalën e rastit,
drejtori i përgjithshëm i Policisë
së Shtetit, Ahmet Prençi, deklaroi
se është rritur siguria në vend dhe
vazhdon lufta ndaj krimit të organizuar
e korrupsionit. I pranishëm
në takim ishte edhe zëvendëskryeministri
Genc Pollo, i cili
theksoi se vendi ynë tashmë është
një vend më i sigurt për sa i përket
rendit, por policia nuk duhet t‘i
kalojë kompetencat e saja, duke
dhunuar qytetarët. Antonio Manganeli,
drejtor i Policisë Italiane,
theksoi në fjalën e tij përparimet e
policisë shqiptare dhe njëkohësisht
rëndësinë e bashkëpunimit midis
dy vendeve. Një gjë të tillë e theksuan
edhe drejtuesit e Policisë së Kosovës,
Maqedonisë dhe Malit të Zi,
duke e vënë më shumë theksin te
kalimi i paligjshëm i shtetasve dhe
mallrave kontrabandë.
Por, nga ana tjetër, shoqata e ishpunonjësve
të policisë ka festuar në
ambientet e SHQUP-it, edhe për
shkak se nuk janë ftuar në festën e
Policisë së Shtetit. Të pranishëm në
këtë organizim kanë qenë ish-drejtorë
të përgjithshëm të Policisë së
Shtetit, ish-funksionarë të lartë të
saj, si edhe mbështetës nga Partia
Socialiste. Ish-funksionarët e policisë
janë shprehur të indinjuar për
ndarjen që u është bërë në përvjetorin
e policisë, duke vënë në dukje
se ky është viti i dytë radhazi që kryhet
një veprim i tillë. Megjithatë,
ata janë mbështetur nga përfaqësues
të Partisë Socialiste, të cilët
janë shprehur se pa kontributin e
këtyre ish-uniformave blu, policia
nuk do të kishte arritur këto standarde
të larta.
bashkon uniformat blu me ishkolegët
e tyre. Viti i dytë radhazi që
policia ka festuar e ndarë nga ishpunonjësit
e policisë të dalë në
pension, apo të liruar për shkak reforme.
Policia e Shtetit ka festuar
96-vjetorin e krijimit të saj te hotel
"Tirana Internacional", ku të pranishëm
në këtë organizim kanë
qenë figurat kryesore të ruajtjes së
rendit në vend, si dhe drejtuesit e
Policisë së Maqedonisë, Kosovës,
Malit të Zi e Italisë. Në fjalën e rastit,
drejtori i përgjithshëm i Policisë
së Shtetit, Ahmet Prençi, deklaroi
se është rritur siguria në vend dhe
vazhdon lufta ndaj krimit të organizuar
e korrupsionit. I pranishëm
në takim ishte edhe zëvendëskryeministri
Genc Pollo, i cili
theksoi se vendi ynë tashmë është
një vend më i sigurt për sa i përket
rendit, por policia nuk duhet t‘i
kalojë kompetencat e saja, duke
dhunuar qytetarët. Antonio Manganeli,
drejtor i Policisë Italiane,
theksoi në fjalën e tij përparimet e
policisë shqiptare dhe njëkohësisht
rëndësinë e bashkëpunimit midis
dy vendeve. Një gjë të tillë e theksuan
edhe drejtuesit e Policisë së Kosovës,
Maqedonisë dhe Malit të Zi,
duke e vënë më shumë theksin te
kalimi i paligjshëm i shtetasve dhe
mallrave kontrabandë.
Por, nga ana tjetër, shoqata e ishpunonjësve
të policisë ka festuar në
ambientet e SHQUP-it, edhe për
shkak se nuk janë ftuar në festën e
Policisë së Shtetit. Të pranishëm në
këtë organizim kanë qenë ish-drejtorë
të përgjithshëm të Policisë së
Shtetit, ish-funksionarë të lartë të
saj, si edhe mbështetës nga Partia
Socialiste. Ish-funksionarët e policisë
janë shprehur të indinjuar për
ndarjen që u është bërë në përvjetorin
e policisë, duke vënë në dukje
se ky është viti i dytë radhazi që kryhet
një veprim i tillë. Megjithatë,
ata janë mbështetur nga përfaqësues
të Partisë Socialiste, të cilët
janë shprehur se pa kontributin e
këtyre ish-uniformave blu, policia
nuk do të kishte arritur këto standarde
të larta.