E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker ne Teksas vret pese persona dhe veten

6 persona humbën jetën në një pistë patinazhi  në Grand Prairie,  në Texas. Autori i masakrës ishte një klient i cili pas një debati me bashkëshorten nuk hezitoi të nxirrte një arme e të qëllonte jo vetëm mbi familjarët, por dhe të tjerët përreth.

Vrasësi qëlloi gjithsej 9 persona duke lënë 5 të vdekur në vend para se të qëllonte veten. Policia po punon ende për të identifikuar viktimat. Ndërkohë që hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen vazhdojnë,  bëhen të ditura dhe detajet e sulmit që ndodhi brenda pak minutash.

Nga arena e patinazhit bëhet e ditur se salla ishte prenotuar për të festuar ditëlindjen e një fëmije dhe të gjithë të vrarët ishin adoleshentë apo prindër të tyre pjesëmarrës në festë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›