E Shtunë, 31 Tetor 2026

4000 artistë në Festivalin e Kulturave të Botës



Ka mbyllur ditët e zhvillimit të tij të hënën, Festivali i Kulturave të Botës, i cili u zhvillua në Berlin duke nisur që nga e premtja (09.05) dhe u ndoq nga një numër spektatorësh që përafërsisht, mendohet të ketë arritur rreth 1.3 milionë njerëz në gjithë globin. Rreth 4000 artistë nga 80 vende të ndryshme të botës vërshuan të veshur me kostume ngjyra-ngjyra rrugëve të Berlinit të shoqëruar nga tinguj muzikorë të vendeve nga vinin. Qindra-mijëra kurrejshtarë kishin mbushur anët e rrugëve për të ndjekur këtë spektakël ekzotik. Justina Rotkoëska, anëtare e grupit 'Via Sudetica' nga Boleslavjeci i Polonisë, qyteti më i njohur për qeramikën në Evropë, thotë: "Ne duam ta bëjmë qytetin tonë të njohur në të gjithë botën. Qeramika jonë është shumë e njohur, por ne duam të bëjmë edhe më tepër reklamë për qytetin dhe qeramikën tonë, dhe një festival i tillë është shumë i bukur." Organizatorët e Festivalit të Kulturave të Botës mendojnë se këtë vit numri i spektatorëve do të shkojë në rreth 1,3 milionë vetë. Festivali katërditor filloi të premten me koncerte të zhvilluara në disa skena të qytetit në të cilat u prezantuan 900 artistë nga e gjithë bota. Ellen Häring-Vazquez, organizatore e Festivali i Kulturave të Botës: "Ne dëshirojmë që të kemi më tepër grupe nga vendet arabe dhe nga Turqia. Në grupet tona rinore kemi shumë pjesëtarë të këtyre komuniteteve, por do të gëzoheshim që në festival të vinim më tepër nga këto vende."
(D.W)

14 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›