E Shtunë, 31 Tetor 2026

4000 persona në nevojë, në qendrat e përkujdesit

SHSSH

Gjatë vitit 2009, në rrjetin e Institucioneve të Përkujdesit Shoqëror publike dhe private janë trajtuar rreth 4000 persona në nevojë, fëmijë jetimë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara. Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naço konfirmon se 302 fëmijë janë trajtuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror rezidencial dhe ditor, si dhe 1916 fëmijë kanë marrë shërbime në institucione private. Sipas tij, dosjet e fëmijëve plotësohen vazhdimisht me të dhëna të zhvillimit fiziko–psiko-social. Gjithashtu, është patur parasysh përmirësimi i kujdesit shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve epidemiologjike. Po kështu, 403 persona me aftësi të kufizuara janë trajtuar në subjekte publike që ofrojnë shërbime rezidenciale dhe ditore për PAK, si dhe 486 të tjerë janë trajtuar në IPSH-të private dhe qendra komunitare të përkujdesit për këtë kategori. Objektivi kryesor i punës në qendrat e zhvillimit, pohon Mihal Naço, ka qenë rehabilitimi, përfshirja dhe pavarësia e përfituesve në komunitet. Në zbatim të objektivave të Strategjisë së shërbimeve sociale dhe Strategjisë Kombëtare të Personave me aftësi të kufizuar janë marrë masa në drejtim të zbatimit të standarteve për PAK, nxitjen e bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe largimin e përfituesve që kanë 5-10 vjet në këto institucione, të cilët nuk marrin zhvillim. Bëhet e ditur se 493 të moshuar janë trajtuar në institucionet shtetërore të përkujdesit për të moshuar, ndërkohë që 112 të tjerë kanë marrë shërbime në IPSH private dhe 1005 klientë të moshuar kanë përfituar nga shërbimi alternativ në 8 qendra komunitare.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›