41 militantë vriten në Pakistan
Më shumë se 100 militantë sulmuan sot dy postblloqe të sigurisë në veriperëndim të Pakistanit, duke nxitur përleshje të ashpra, si pasojë e të cilave u vranë 41 militantë dhe dy ushtarë, kanë njoftuar zyrtarët.
Përleshjet e djeshme ishin dhuna më e re në rajonin e Orkzait, ku ushtria në mars filloi një operacion, për të çrrënjosur nga aty militantët talebanë.
Që nga fillimi i operacionit, në këtë rajon janë vrarë mbi 300 militantë, kanë njoftuar zyrtarët.
SHBA-ja ka përshëndetur angazhimin e Pakistanit për të ndërmarrë aksion ushtarak, në brezin e trazuar kufitar të këtij vendi me Afganistanin.
Forcat e sigurisë me sukses zmbrapsen sulmin e djeshëm, i cili u ndërmor kundër postblloqeve në fshatrat Shiren Dara dhe Sangrana, deklaroi administratori lokal, Samiullah Khan. Ai shtoi se gjatë përleshjeve janë plagosur edhe tre ushtarë.
“Më shumë se 100 militantë kanë sulmuar postbllokun në Shiren Dara. Beteja zgjati rreth dy orë”, shtoi Khan.
Pas përfundimit të luftimeve, forcat e sigurisë zbuluan kufomat e 15 militantëve, ndërsa kryengritësit arritën të tërheqin nga fushëbeteja kufomat e së paku bashkëluftëtarëve të tyre tjerë të vrarë, deklaroi një zyrtar.
Më herët, aeroplanët luftarakë kishin shkatërruar tri strehimore të kryengritësve në Orakzai, duke vrarë me këtë rast 10 militantë të dyshuar.