E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arbën Xhaferi: Do tërhiqem nga Marrëveshja e Ohrit

SHKUP-Ish-kryetari i PDSH-së, aktualisht deputet në parlamentin e Maqedonisë Arben Xhaferi ka paralajmëruar se do të tërheq nënshkrimin e tij nga Marrëveshja e Ohrit. Ai këtë e ka deklaruar për të përditshmen maqedonase ‘Dnevnik’.
“Marrëveshja fitoi karakteristika karikaturale dhe e humbi misionin e tij. Sioas tij, akti i tërheqjes së nënshkrimit është akt moral dhe do të jetë sinjal se punët nuk po lëvizin në drejtim pozitiv. “Më mirë të bëhet paralajmërim me simbolikë diplomatike se sa të lëvizet në drejtim tjetër”, ka deklaruar kryetari i nderit të PDSH-së Arbën Xhaferi, i cili është edhe nënshkrues i Marrëveshjes në vitin 2001.
Ai është shprehur se Maqedonia e ka humbur shansin të funksionoj në korniza unitare si shtet multientik dhe ka ofruar modelin e federalizimit të Maqedonisë ose konfederatë. Ai nuk heq dorë edhe nga ideja për ndarjen e Maqedonisë duke folur për mundësinë e unifikimit të faktorit shqiptar për një platformë të përbashkët vetëm nësë këtë nuk do të kundërshtonte faktori ndërkombëtar.
Ndërsa për liderin e BDI-së ka thënë se është i pa përvojë dhe pa kulturë qeverisjeje. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›