Berisha: Ekonomia, opozita vuan sindromen e krizes
TIRANE- “Opozita ka sindromen e krizes”. Ky ka qene reagimi i kryeministrit Berisha ndaj deklaratave te opozites e cila potencon se gjendja ekonomike ne vend është drejt degradimit. Berisha pranoi se ka disa veshtiresi por cilesoi te turpshme sulmet e opozites ne kete drejtim.
“Ekonomia shqiptare është ekonomia më e mirë në kontinent në kulmin e krizës. Eksportet shqiptare janë më të mira në të gjithë globin. Unë nuk them që eksportet shqiptare janë kaq të mëdha, por rritja është e pa diskutueshme. Ky besim i madh i investitorëve tek Shqipëria, rritja e likuiditetit, bankat që po kreditojnë, tregojnë për zhvillime pozitive në ekonomi”, theksoi Berisha ne mbledhjen e sotme te grupit PD.
Berisha akuzoi drejtpërdrejt ish-guvernatorin Shkëlqim Cani se po sulmon financat e vendit, duke u sjellë si “sharlatan që vrapon nga një ekran në një tjetër për të treguar se vendi është në krizë”.
(s.g/BalkanWeb)