Kosovë, nënshkruhet kontrata për autostradën Morinë-Merdar
Ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konsorciumit amerikano turk "Bechtel Enka", sot në orët e pasdites do të bëhet nënshkrimi i kontratës për projektin e autostradës Morinë-Merdar.
Qeveria e Kosovës kishte bërë të ditur nga fundi i muajit të kaluar përfundimin e negociatave me kompaninë amerikano turke "Bechtel & Enka", për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar.
Autostrada do të ndërtohet segment pas segmenti dhe do të fillojë të punohet në ndërtimin e segmentit të parë dhe të dytë, nga Vërmica deri në Qafë të Dulës, ka thënë Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, më herët, duke shpjeguar detaje lidhur me marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë Merdar.