E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa “kërcënohet” me arrestim

Autori britanik dhe aktivisti ateist, Richard Dawkins, do të bëjë përpjekje që të sigurojë arrestimin e Papa Benedictit XVI, me qëllim që ai të merret në pyetje në lidhje me skandalin e abuzimit të fëmijëve nga ana e pjesëtarëve të kishës, gjatë vizitës së tij në Britani, më vonë gjatë këtij viti.

Dawkins, shkencëtar dhe kritik i njohur i religjionit, ka kërkuar nga aktivistët për të drejta të njeriut që të vlerësojnë se a mund të ngritët një padi kundër Papës.

Vizita e Papës në Britani, prej 16 deri më 19 shtator, do të jetë vizita e parë zyrtare e një Pape në Britani.

Kisha katolike ka hedhur poshtë akuzat se Papa ka ndihmuar në mbulimin e abuzimeve nga ana e priftërinjve dhe Vatikani ka akuzuar mediet se ato kanë filluar një fushatë për “njollosjen e Papës”.

Dawkins dhe gazetari anglez, Cristopher Hitchens, kanë angazhuar avokatët Geoffrey Robertson dhe Mark Stephens, për të shqyrtuar mundësinë e ndërmarrjes së aksionit ligjor kundër Papës.

Stephens ka theksuar se ekzistojnë tri qasje të mundshme: ankesa në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në Holandë, përndjekja publike apo privatë për “krime kundër njerëzimit” dhe procesi civil.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›