E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, arrestohet i dënuari për mashtrim

DIBËR Policia ka vënë në pranga një person të dënuar për mashtrim. I arrestuari është Flamur Toshi, 32 vjeç, banues i komunës Reç në Dibër. Arrestimi i tij është bërë pasi nga ana e Drejtorive të Policisë Qarku Tiranë dhe Durrës është bërë shpallja në kërkim të tij, për mashtrim.

Në janar të vitit 2011, Toshi është dënuar nga gjykata e rrethit Durrës me 4 vite burg për mashtrimin e shumë personave. Ndërsa gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burg po për të njëjtën vepër.

32-vjeçari rezulton se me anë të mashtrimit u ka marrë disa personave para me qëllim për ti dërguar jashtë shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›