E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia parandalon një vrasje

Policia e Tiranës ka parandaluar një vrasje.  Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se kanë vënë në pranga një person, i cili është përpjekur të shtinte mbi dy të rinj.

Në pranga kanë vënë shtetasin Edion Metaj, i cili akuzohet për tentativë vrasje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobta, në  zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Ndërkaq, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›