E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat evropiane te shkeputen nga varesia e BQE-se

Autoriteti bankar europian kërkon shkëputjen e bankave nga huatë e përkohshme të BQE. Sipas këtij autoriteti në mbledhjen e ardhshme të bordit drejtues më 3 dhe 4 prill, do tu kërkohet bankave të ristrukturohen pa ju drejtuar bankës qëndrore për furnizim të likuiditetit por ta marrin atë drejtpërdrejtë nga tregjet. Sipas drejtuesve të këtij institucioni, shumë banka europiane janë gati të shkëputen nga varësia e huave të Eurotower, të funksinojnë sipas modelit te tyre të biznesit dhe të kryejnë në mënyrë graduale ristrukturimin pa qenë nevoja të pezullojnë financimet për bizneset. Praktikisht Autoriteti bankar europian kërkon që institutet kredituese të reduktojnë furnizimet financiare për një kohë të shkurtër dhe të përqëndrohen tek kreditë afatgjata. Ndër të tjera autoriteti do të testojë situatën e 31 bankave europiane për të vërtetuar se si e kanë përballuar hendekun me 115 miliardë euro të kapitalizimit.
Nga ana tjetër presidenti i BQE Mario Draghi në rolin edhe të Autoritetit Europian për rreziqet sistemike u ka dërguar një letër anëtarëve të Ecofin, Komisionit dhe Parlamentit Europian për tu kërkuar masa të përkohshme macro të kujdesshme për të parandaluar rreziqet specifike. Draghi u ka shkruar interlokutorëve europianë për të saktësuar këndvështrimin e autoritetit që ai drejton mbi parimet që duhet të ndiqen në përcaktimin e kuadrit makro, në fushën e legjislacionit mbi kërkesat e kapitalit të përcaktuara nga Bazeli tre. Është thelbësore thekson Draghi përcaktimi i një numri rregullash të përbashkëta si për metodologjitë e kujdeshshme ashtu edhe kërkesat në të gjithë BE dhe për aplikimin e plotë të rregullave të bazelit. Është e qartë për presidentin e BQE, se në realizimin e këtyre reformave duhet të kihen parasysh ndryshimet ekzistuese brenda BE dhe rreziqet që mund të vijnë nga sitemi ekonomik dhe finaciar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›