E Shtunë, 31 Tetor 2026

42 të dënuar festojnë jashtë qelive


Festat e fundvitit, 42 të dënuar në burgjet e vendit i kanë festuar jashtë qelive ku qëndrojnë për të vuajtur dënimin. Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve ka vazhduar normalisht edhe dhënia e lejeve për personat me liri të kufizuar, ku në bazë të ligjit 8328 "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve", sipas kritereve të përcaktuara në të , kanë përfituar 27 të dënuar burra dhe 15 gra. Ata kanë qënë pranë familjeve të tyre sipas lejes së dhënë nga drejtori i burgut ku ata qëndrojnë.

Ndërkohë që festa e ndërrimit të viteve në 21 Institucionet Penitenciare të dënuarit e kanë kaluar me një sërë aktivitetesh ku kanë qenë të ftuar artistë të mirënjohur të skenës shqiptare, të cilët kanë përcjellë mesazhin e shpresës për të ardhmen te personat me liri të kufizuar.

Programi i institucioneve për festat e fundvitit është adaptuar, duke filluar me zgjatjen e orëve të takimit me familjarët, pasurimin e menysë ditore, si dhe në veçanti dhënien e mundësisë të gjitha nënave që ndodhen në burg , të jenë pranë fëmijëve të tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›