E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster urban falas per invalidet

Duke filluar qysh ne ditet e para te ketij viti  sherbimi urban  per te gjithe invalidet e punes paraplegjiket dhe te verberit e Gjirokasters do te behet  falas. Kreu i bashkise se Gjirokastres Flamur Bime ne nje takim me perfaqesues te invalideve  te punes, paraplegjikeve dhe te shoqates të te verberve tha se duke filuar qe nga data 3 janar e vitit 2011 te gjithe invalidet e punes, te verberit  dhe paraplegjiket do te levizin nepër te gjitha lagjet e qytetit dhe me gjere pa paguar per linjat  urbane.

"Në të tetë linjat urbane që ka qyteti i Gjirokastrës, lëvizja e tyre është pa biletë pasi kuptohet që ky sensibilitet jo vetëm që është prioritet, por cilësia e jetës së tyre kërkon dhe këtë kontribut, ose si të thuash shërbim nga qyteti dhe nga bashkia e Gjirokastrës", tha Flamur Bime, Kryetar i Bashksie.

"Na u dha një lajm shumë i mirë. Të 200 anëtarët e kësaj shoqate do të lëvizin nëpër qytet me autobuzat urbanë pa pagesë. Kjo është një lehtësi e madhe për ta, sepse u jep mundësi të lëvizin më lirshëm nëpër qytet", u shpreh Shezai Angoni, Kryetar i Shoqates se te Verberve.

Edhe pse ekziston nje vendim qeverie qe invalidet e punes, te verberit dhe parplegjiket te qarkullojne ne autobuza pa bileta deri tani ky vendim nuk eshte zbatuar. Sipas kryetarit te bashksie Bime jane mare te gjitha masa per zbatimin e e ketij vendimi te qeverise qe deri tani eshte anashkaluar dhe  per te gjithe drejtuesit e  autobuzave qe nuk do ta respektojne ,do te kete masa administrative deri ne heqjen e licensave.Ne gjirokaster numerohne rreth 700 invalide paraplegjike dhe te verber.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›