E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh që doganën e Kapshticës

Pas përfundimit të festave të fundvitit emigrantët shqiptarët u janë drejtuar pikave doganore për t`u rikthyer në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Sipas informacioneve më të fundit është shënuar fluks emigrantësh të cilët kërkojnë të kalojnë kufirin shqiptar në pikën doganore të Kapshticës por jo radhë të gjata.

Kështu mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga Shqipëria 5 mijë persona dhe 1800 automjete.

Gjithashtu mësohet se pala shqiptare po punon me 6 sportele ndërsa pala greke me 3 sportele ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se nëse rritet fluksi i personave që duan të kalojnë kufirin grek do të ketë edhe shtim të sporteleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›