E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen rreshjet e debores ne Kukes

Reshjet e dëborës janë rikthyer në të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit. Rreshjet e para per vitin 2011 kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme. Kështu, sipas burimeve nga zonat e thella të komunave Zapod, Grykë Cajë, Arrën, Kalis, si dhe një sërë fshatrash të thellë të komunave të tjera të: Bushtricës, Topojanit, Shishtavecit, Ujmisht, Margegaj, Lekbibaj etj., janë izoluar me qendrat e komunave respektive.

Atje dëbora ka arritur në 10 centimetra ndërkohë që në qytetin e Kukësit trashësia e dëborës nuk i ka kaluar 5 centimetrat. Sakaq, furnizimi me energji elektrike për momentin nuk ka pasur probleme ndërkohë që sipas Drejtorisë Rajonale të Rrugëve në Kukës, bëhet e ditur se në akset më problematike që rezultojnë të jenë Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Krumë, Kukës-Draj Rec janë dislokuar mjete borëpastruese të cilat po bëjnë të mundur pastrimin e rrugëve nga dëbora e rënë si dhe hedhjen e kripës dhe skorjes për të evituar izolimin e zonave të tëra.

Por për shkak të temperaturave të ulëta automjetet rekomandohen  të përdorin zinxhirë në disa segmente rrugore. Shtabi i Emergjencave Civile ndërkohë është në kontakt me të gjitha njësitë vendore ku ndiqet situata dhe u është kërkuar atyre që të raportojnë për cdo rast emergjent që mund të shfaqet tek banorët e zonave të izoluara por edhe ato që mund të izolohen.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›