Kukes dimri sjell probleme per banoret

Ulja e temperaturave,reshjet e dendura të dëborës, bllokimi i herë pas hershëm i rrugëve si dhe mungesa e energjisë elektrike vështirësojnë së tepërmi jetën për banorët e zonave të thella të Qarkut të Kukësit. Kamera e Alsat ka qënë në njërin prej fshatrave të komunës Bushtricë ku problemet e banorëve nisin te furnizimi me energji e mbarojnë tek mungesa e infrastrukturës.
Përsa i përket bazës ushqimore ata e mbledhin atë gjatë gjithë veres për vete dhe për bagëtitë pasi dimri paralizon gjithcka. Në qarkun e Kukësit zona të tëra izolohen për muaj me rradhë si pasojë e reshjeve të dëborës,të cilat bllokojnë të gjitha rrugët rurale përmes të cilave banorët që jetojnë pranë tyre komunikojnë me qendrat e qyteteve respektive si Kukësi,Kruma dhe Bajram Curri. Sipas statistikave, 60% e popullatës të qarkut jetojnë në zonat rurale jetesa e të cilës vështirësohet së tepërmi për shkak të pozitës gjeografike.
Flutura Tota