E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Tirane humb jeten 63-vjecarja

Nje aksident i rende me pasoje vdekje ka ndodhur ne oret e mbremjes se 1 janarit ne qender te Tiranes. Viktima e perplasjes fatale ka qene nje grua 63-vjecare e cila eshte goditur nga nje automjet prane Biblotekes Kombetare ndersa ka mbetur i plagosur rende edhe bashkeshorti i saj. Cifti i te moshuarve kishte tentuar te kalonte nga njeri krah i rruges ne tjetrin kur automjeti i tipit Volksvagen Passat me targat e Tiranes qe levizte me shpejtesi teper te madhe i ka goditur.

Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke e lene gruan te vdekur ne vend, ndersa bashkeshorti i saj eshte transportuar me urgjence ne spital nga forcat e policise qe mberriten ne vendin e ngjarjes. Mesohet se tashme ai e ka kaluar fazen e rrezikut per jeten. Grupi i eksperteve te policise rrugore qe kane kqyrur vendin e ngjarjes kane arritur ne perfundimin se faji ka qene i drejtuesit te mjetit.

Gent Hazizi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›