420 viktima të përmbytjeve në Tajlandë

Si pasojë e përmbytjeve më të rënda në Tajlandë në disa dekadat e fundit, numri i viktimave e tejkaloi numrin 420, por po rritet gjithashtu edhe pakënaqësia në vend, për shkak të mënyrës me të cilën pushteti merret me këtë fatkeqësi.
Qeveria tajlandeze kumtoi se në përmbytjet jetën e humbën 427 persona, që është rritje e numrit të viktimave për 42 persona për vetëm një ditë.
Tani për tani nuk ka viktima të paraqitur në kryeqytetin e Bangkokut, por periferia dhe pjesët veriore të vendit janë nën ujë.
Banorët e periferive të prekura u ankuan se ata janë sakrifikuar, që të shpëtohen pjesët qendrore të metropolit, ku jetojnë 12 milionë njerëz.
Përmbytjet janë shkaktuar nga shirat e fuqishme monsune, të cilat filluan para tre muajve.