Izraeli i “hakmerret” palestinezëve

Palestinezët kanë reaguar me nervozizëm ndaj veprimeve të Izraelit, pas anëtarësimit të plotë të Palestinës në UNESCO.
Zëdhënësi i presidentit palestinez, Nabil Abu Rudeina, ka thënë se vendimet e Izraelit për të shpejtuar ndërtimin e kolonive dhe për të ndërprerë transferimin e pagesave të tatimeve ndaj palestinezëve, do të kenë “pasoja negative” për të gjithë rajonin.
Ndërkohë, Kanada i është bashkangjitur Shteteve të Bashkuara në ndërprerjen e kontributeve të saj për UNSECO-n, në shenjë proteste për pranimin e Palestinës në këtë organizatë.