I mahnitur me ‘jetëgjatësinë’ e Fergusonit

Ryan Giggs është i mahnitur se si Sir Alex Ferguson ka aq kapacitet për punë, përkundër moshës së tij të avancuar.
Trajneri skocez e festoi të dielën 25 vjetorin në Manchester United, ndërsa futbollisti uellsian ka qenë pjesë e ekipit të tij për një kohë të gjatë, ku fituan shumë trofe së bashku.
“Mund t’i kesh të gjitha kualitetet në botë, por puna e madhe është çelësi i gjithçkaje. Ai është model se si duhet udhëhequr lojtarët. Fergie vjen i pari në qendrën stërvitore dhe del i fundit. Ai di ta nxjerr më të mirën nga lojtarët. Ai e do punën e tij, dëshiron ta shohë Unitedin duke luajtur dhe t’i ndihmojë lojtarët që të zhvillohen”, tha Giggs.