E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano do të operohet në zemër

Lajme të mira arrijnë nga Milano për Antonio Cassanon. Futbollisti italian mund të shpresojë që të zbresë sërish në fushën e blertë, edhe pse rrezikonte ta përfundonte karrierën qysh tash.

Pas diagnozave të bërë në tri ditët e fundit dhe pas hetimeve të sofistikuara dhe të specializuara, mjekët kanë ardhur në përfundim se sulmuesi italian ka përjetuar një dëmtim cerebral në zemër (hapje ovale), ndërsa raportet e fundit njoftojnë se gjendja e tij është e mirë. Në ditët e ardhshme, futbollisti italian do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël, që nuk shfaq ndonjë rrezik.

“Futbollisti, në ditët e ardhshme do të ketë një intervenim të vogël kirurgjik kardiologjik, ndërsa rikthimi i tij në fushë do të definohet pas intervenimit. Mirëpo, parashihet që ai të kthehet pas disa muajsh pushimi”, njofton Milani përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Kështu, është hedhur poshtë mundësia e sulmit në tru, i cili do të shkaktonte pasoja më të rënda për Cassanon, i cili vazhdon të qëndrojë në spital.

Terapitë e njëpasnjëshme kanë bërë që futbollisti ta rimarrë veten shumë shpejtë dhe të përmirësohet gjendja e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›