Aeroplani ateron pa rrota!

Pas një avarie teknike, aeroplani kreu uljen e detyrueshme pa hapur rrotat e tij. Por para se të mbërrihej deri tek manovra tepër e rrezikshme, mjeti fluturoi mbi një orë mbi qiellin polak, duke djegur karburantin e tij në pritje të përgatitjeve të terrenit nga ana e grupeve të emergjencës për uljen e detyrueshme.
Pasi mësuan se problemi qëndronte tek rrotat, të cilat nuk hapeshin dhe pas disa tentativave për hapjen e tyre, autoritetet i këshilluan pilotit uljen pa rrota.
Më parë, në pistën ku do të ulej Boeing 767 ishte hedhur një sasi e konsiderueshme e një solucioni që parandaloi flakët, që mund të shkaktoheshin nga shkëndijat e forcës së fërkimit mes trupit të aeroplanit dhe terrenit ku u krye ulja.
Autoritetet polake njoftuan se fatmirësisht ulja ishte e suksesshme dhe se asnjë prej udhëtarëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit nuk u lëndua.