43-vjeçari rrëfehet në gjyq: Gruan e vrava i dehur, jam keq shpirtërisht
TIRANE – “Kam qenë i dehur dhe nuk e di si ka ndodhur. Jam penduar dhe jam i vrarë shpirtërisht për atë që ka ndodhur". Këto kanë qenë të paktat fjalë që 43-vjeçari Arben Koxhaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ka thënë ditën e djeshme përpara Gjykatës së Tiranës, ku është paraqitur për t'u njohur me masën e sigurisë. Me një pamje të hutuar, Koxhaj ka pranuar krimin përpara gjykatësit të gatshëm Ilir Çeliku dhe ka shfaqur pendesën e tij. Por pavarësisht këtij qëndrimi, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Arben Koxhajn, duke pranuar kërkesën e paraqitur nga organi i akuzës.
Versioni i Prokurorisë
Prokurori Shpëtim Kurti ka paraqitur përpara Gjykatës së Tiranës hetimet e deritanishme të kryera nga organi i akuzës. Sipas tij, më datë 01.08.2012, rreth orës 22:00, është marrë njoftimi se ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak Manjola Koxhaj, si pasojë e plagëve të marra me një mjet prerës. "Nga hetimet është provuar se Arben Koxhaj, pasi ka debatuar me bashkëshorten e tij, ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e ka qëlluar disa herë në trup atë. Më pas ai ka njoftuar të afërmit e tij dhe është nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak, ku ka çuar 30-vjeçaren e plagosur. Ndërkaq, grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka sekuestruar thikën me të cilën është kryer krimi, si dhe ka marrë mostra të gjakut të gjetura në vendngjarje, për t'i krahasuar me ato të viktimës. Nga të gjitha provat e grumbulluara si dhe nga dëshmitë, është arritur në përfundimin se Arben Koxhaj është autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Në këto kushte, kërkojnë nga Gjykata vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë "arrest në burg" për Arben Koxhajn.", - u shpreh prokurori Kurti.
Pretendimet e mbrojtjes
Nga ana tjetër, mbrojtësja e Koxhajt, Vjollca Pustina ka kërkuar nga Gjykata caktimin e një mase sigurie më të butë, për faktin se 43-vjeçari ka dy fëmijë, për të cilët tashmë nuk ka kush të kujdeset. Ndërkaq, i pyetur nga Gjykata, vetë Arben Koxhaj është shprehur i penduar për krimin dhe se atë e ka kryer në gjendje të dehur. "Kam qenë i dehur dhe nuk e di se si ndodhi pastaj ngjarja. Unë isha duke dredhur duhan dhe nisëm të ziheshim. Jam penduar dhe jam shumë i vrarë shpirtërisht për atë që ndodhi.", - u shpreh 43-vjeçari përpara gjykatësit Ilir Çeliku. Pavarësisht fjalëve dhe pendesës së shprehur nga 43-vjeçari, Gjykata e Tiranës vendosi të caktojë masën e sigurisë "arrest me burg" për të, si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Manjola Koxhaj.
Dëshmitë e familjarëve
Vëllai i Arben Koxhajt, Gazmenti, ka rrëfyer se çifti kishte konflikte të herëpashershme, si çdo çift tjetër, kryesisht për shkak të problemeve ekonomike, por nuk mendonte që situata mund të shkonte deri këtu. I pyetur në lidhje me motivet e ngjarjes, 40-vjeçari shprehet se nuk ka dijeni, pasi në kohën kur ka ndodhur konflikti, çifti ka qenë i vetëm në banesë. "Nuk di të them se për çfarë ka ndodhur sherri, pasi unë kam qenë në punë në atë orë, ndërsa ata kanë qenë vetëm në dhomë. Dy djemtë e tyre kanë qenë duke fjetur dhe asnjeri nuk i ka dëgjuar ose parë. Mua më ka njoftuar nipi, djali i madh i Arbenit, dhe menjëherë jam nisur drejt Spitalit Ushtarak.", - mbyll rrëfimin Gazment Koxhaj, vëllai i personit të arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)